Albspirit

Media/News/Publishing

Merita Halili, “Mbretëresha e Muzikës Shqiptare”

Këngëtarja e njohur shqiptare Merita Halili është shpallur ‘Mbretëresha e Muzikës Shqiptare’ në New York. Çmimi do ti jepet këngëtares më 3 mars në Battery Gardens. Lajmi është publikuar nga AAWO (Albanian American Women’s Organization).

Merita Halili është konsideruar nga AAWO si një nga interpretueset më të mira të Shqipërisë.

E lindur në kryeqytetin e Tiranës, debutimin e saj në shkallë kombëtare e bëri në vitin 1983 në moshën 16 vjeçare kur këndoi në Festivalin Kombëtar Folklorik në qytetin e Gjirokastrës.

Menjëherë më pas ajo filloi të këndonte në Radio Televizionin Shqiptar dhe si soliste në Ansamblin e Shtetit për Këngët dhe Vallet Folklorike.

Ajo u bë më shumë e njohur në vitin 1995 kur u nderua me çmimin e parë në një Festival Gala të mbajtur në Tiranë, ku morën pjesë 90 këngëtarë nga diaspora.

Në korrik 1995, Merita me bashkëshortin e saj Raif Hyseni dhe vajzën e tyre erdhën në SHBA dhe u vendosën në zonën e Nju Jorkut dhe New Jersey.

Merita Halili luajti në sallat dhe ambientet më të famshme dhe prestigjioze muzikore. Merita është fituese e shumë çmimeve të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Dy nga çmimet më prestigjioze kombëtare që mori nga Presidentët e Shqipërisë ishin “Ambasadore e Kombit” dhe “Mjeshtre e Madhe”.

Please follow and like us: