Për Ema Andrean dielli lindi 24-vjet më parë, dedikim Sara Kapos
Për aktoren Ema Andrea dita e sotme është një nga më të bukurat pasi vajza e saj e vetme Sara feston 24-vjetorin e lindjes. Përmes një postimi të ndjerë dhe plot dashuri nëne, Ema ka uruar të bijën në këtë ditë mjaft të rëndësishme. “Per ty do shpikja fjalen prej fillimit, do zbuloja ngjyren e qiellit e peshen e tokes do e mbaja mbi shpine. Per ty do shpikja dimensionin e perjetshem pa kohe e pa hapesire! Per ty do shpikja gjymtyre e lekure e zemer faren e lulen e boten nga e para do e beja! Mundem vec te pelulem mirenjohese per ekzistencen tende! E vogla ime ti! Dashuria lindi me ty dhe kaq mjafton per te ecur zbathur ne token e frikes! 24 vjet me pare lindi nje Diell!,”-përfundon Ema në profilin e saj në Facebook.
Please follow and like us: