Albspirit

Media/News/Publishing

10 urdhëresat e Papës për ndryshimin e botës

 

Papa Françesku lëshoi një deklaratë në lidhje me mjedisin, duke e quajtur “revolucioni kulturor” për të ndryshuar mënyrën e jetesës sonë, nga varësia ndaj teknologjisë deri te trajtimi i të varfërve. 10 nga urdhëresat kryesore të Papa Françeskut, që duhet t’i zbatojë çdokush, janë:
1. Të mendojmë për brezat e ardhshëm: “Çfarë bote kemi ndërmend t’u lëmë atyre që do vijnë pas nesh? Fëmijëve tanë që po rrisim tani?
2. Të përqafojmë burimet alternative të energjisë: “Ne e dimë se teknologjia e bazuar në përdorimin e burimin e papastërtive duhet të zëvendësohet sa më parë”.
3. Merrni parasysh impaktin e ajrit të ndotur te të varfërit: “Prekni zemrat e atyre që mendojnë vetëm për përfitime në kurriz të të varfërve dhe të tokës”.
4. Përdorni autobuzin: “Shumë specialistë i bashkohen idesë për të bërë prioritet transportin publik”.
5. Jini të përulur: “Nuk jemi Zoti. Toka ishte këtu para nesh dhe është dhuratë që na është dhënë neve”.
6. Mos u bëni skllevër të ‘smartphone’-ve: “Dija e vërtetë nuk kërkohet nga akumulimi i të dhënave të shumta në një celular, gjë që na çon në konfuzion dhe në një lloj ndotjeje mendore”.
7. Mos zëvendësoni marrëdhëniet e vërteta me ato online: “Marrëdhëniet e vërteta…tani kanë tendencën të zëvendosohen nga një lloj komunikimi virtual, që na bën t’i shmangeni dhe eliminojmë ato të vërtetat.
8. Fikni dritat, ricikloni dhe mos shpërdoroni ushqimin: “Përgjegjësia mjedisore ka efekt domethënës në ambientin rreth nesh, si përs hembull: shmangia e përdorimit të letrës dhe plastikës, të gatuajmë vetëm atë që konsumojnë në mënyrë të arsyeshme, të mbjellim pemë, të fikim dritat e panevojshme”.
9. Edukohuni: “Ekziston një lloj fisnikërie në detyrën për të t’u kujdesur për veprimet tona të përditshme dhe është e mrekullueshme mënyra sesi edukimi, ndryshon mënyrën e jetesës sonë”.
10. Të besoni se ju mund të bëni ndryshimin: “Ne duhet të rifitojmë bindjen se kemi nevojë për njëri-tjetrin, se kemi një përgjgjësi të përbashkët për të tjerët dhe për botën e se, të qenit i mirë është diçka me vlerë”.
Please follow and like us: