Albspirit

Media/News/Publishing

E tradhëton gruaja, blen një faqe në Corriere della Sera për të publikuar tradhëtinë

Kjo është historia misterioze e blerjes së një faqeje në gazetën italiane Corriere della Sera nga një burrë i mërzitur nga tradhëtia e së shoqes. Tradhëtia e saj është arsyeja pse ai vendosi ta “degjeneronte” publikisht, duke njoftuar për ndarjen në gjykatë. Kjo ngjarje që ka bërë xhiro në shumë sajte dhe media, mund të ishte promo e një shfaqje të re televizive bazuar në tradhëti dhe pabesi, thonë ekspertët e komunikimit. “Ndonjëherë mjafton diçka e vogël për të krijuaj një temë në trend, dhe mekinizmi viral mediatik bën pjesën tjetër,” thonë vëzhguesit e web-it. “E dashura ime,” shkruhet në letër, “për ty do të bëja gjithçka, ti e di. Ndërsa ti do t’i bëje të gjithë”, shkruan me ironi. “Gjithmonë kam dashur ta mbroj dashurinë tonë. Ndërsa ti e shkatërrove. Tani, pas 7 vjet martese, dua t’i tregoj të gjithë Italisë tradhëtinë tënde”. Burri, i quajtur Enzo, më pas shpreh synimin për t’i dhënë fund martesës në gjykatë, e gjithashtu thotë se ka hapur një faqe në facebook: tuo ex marito (ish-burri yt). Kjo iniciativë po tërheq shumë komente dhe shpërndarje të fotos së letrës së publikuar në të përditshmen, që tashmë po qarkullon në mesin e përdoruesve të rrjeteve sociale. Në vetëm disa orë ka arritur 6 mijë pëlqime. Një pjesë e komenteve janë ironike, por pjesa më e madhe solidarizohen me personin që quhet Enzo dhe gruan Lucia. Ndjenja solidariteti vijnë edhe nga gratë, të cilat i sugjerojnë Enzo-s se po i jep rëndësi më shumë seç duhet gruas së tij. Letra e Enzo-s:

E dashura ime, Ti e di se për ty do të bëja gjithçka. Gjithmonë kam dashur ta mbroj dashurinë tonë. Ndërsa ti e shkatërrove atë. Dhe pas 7 vjetësh martesë, tani dua t’i tregoj të gjithë Italisë tradhtinë tënde. Lucia është emri yt, dhe për vite me radhë ke sjellë dritë në jetën time, por nuk e njihja hijen tënde. Dhe që kur të pashë të putheshe me të përpara dyqanit të pastiçerisë, marrëdhënia jonë u fut nën errësirë. Dhe në vend që të ta thoja menjëherë, bëra ca hetime. Në një muaj, zbulova që kishte të tjera plot. Dhe mbi të gjitha, të tjerë. Të martave me mikeshat për darkë, apo udhëtimi në të cilin të shtyja unë të shkoje sepse ishe e stresuar nga puna. I hipe avionit “për të takuar mikeshat e tua në Romë” thoje, apo pushimet me çmim të lirë në Egjipt…dhe unë budallai që të besoja. Ishte vetëm e para nga të gjithë tradhëtitë e tuaja. T’i pagoi avokati ato pushime, si nuk munda ta kuptoj? Nuk e dija që të pëlqenin të pasurit. Hyra në kompjuterin tënd dhe pashë fotot. Zbulova historinë tënde me trajnerin personal. Ajo java e punës në Milano, që në të vërtetë ishte një aventurë romantike me të. Çfarë njeriu je ti? Besoj se sëbashku keni përjetuar të gjitha ngjyrat e dashurisë, dhe kushedi se më kë tjetër. Por gjëja më e keqe Lucia është tradhëtia që po më bën tani. E shoh që po ja kalon mirë me kolegët e mi, po deshe të prezantoj të tjerë. Martesa jonë mori fund. Po të lë. Gabove dhe nuk më vjen turp t’ja tregoj Italisë sekretin e gruas time ‘perfekte’. Biles, hapa dhe një faqe në facebook, Tuoexmarito. Shihemi në Gjykatë. Ish burri yt Enzo.

Please follow and like us: