Pilula që i bën gazrat njerëzore me aromë çokollate
Franca është vendi i famshëm për parfumet, verërat dhe djathrat. Por kontributi i këtij shteti kohët e fundit, është pilula “revolucion” e cila i bën “gazrat” tona me aromë çokollate. Aroma e “ëmbël” e këtij produkti, është një krijim i 65-vjeçarit Kristian Pouanseval, i cili pretendon se ka shpikur një pilulë që lehtëson organizmin tonë nga mostretja, por edhe e shndërron sistemin tonë tretës në aromatizues ambienti. Pilula e re, me shije çokollate, është një shtesë e re në “arsenalin” e 65-vjeçarit, i cili ka krijuar edhe pilula të tjera, të cilat bëjnë që, “gazrat”, të kenë aromë trëndafili ose violete. Ideja gjeniale, shpikësit i erdhi në vitin 2006, gjatë një darke me miqtë: “Unë isha në tryezë me miqtë e mi, dhe pas një drake shumë të bollshme, pordhët tona ishin aq të shpifura sa ne gati pësuam asfiksi. Ai ishte edhe momenti ku unë thashë me vete: Duhet bërë diçka patjetër”. 65-vjeçari pohon se pilula jo vetëm redukton gazin e zorrëve, por ndihmon edhe shfryrjen e barkut pasi ka në përbërjen e saj qymyr druri, kopër, alga deti, boronicë dhe kakao. Ata që duan të blejnë pilula të tilla mund ta porosisin atë nëpërmjet internetit, në “pilulepet.com”, me një çmim 9,99 Euro.