Skënder Jashari: Pushtimi i Konstantinopojës dhe aleanca ortodokso-islamike!
Kohëve të fundit është gjithnjë e më mediatike aleanca ortodokso-islamike, gjegjësisht ruso-sllave me botën islame! Rrënjët e kësaj aleance që në fillim të saj, por edhe tani janë tejet prezente dhe funksionale. Gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike. Mirëpo me rastin e shembjes së Bashkimit Sovjetik, grupet e tilla humbën mbështetjen financiare-logjistike. Derisa ringritja e Rusisë pas viteve 1990, tregon qartazi që ka lidhje me rritjen e errorizmit islamik në botë, derisa ideologjia marksiste-leniniste, tashmë pranohet si e kolapsuar.
Aleanca e tillë është realizuar kur djali i Sulltan Muratit II, pra Sulltan Mehmet Pushtuesi, riorganizoi shtetin dhe ushtrinë osmane, me qëllim të pushtimit të Konstantinopojës, më 29 maj 1453. Sulltanët kishin pushtuar tashmë territore ballkanike dhe Atolike, por kishte mbetur ende e pamposhtur Konstantinopoja![1] Mirëpo Sulltan Mehmet Fatihu, ndërmori hapa të rëndësishëm, përmes inxhinierit Orban, ndërtoi 3 topa gjigandë, të panjohur deri në atë kohë! Kjo armë ishte kryesorja që mposhti muret e Konstantinopojës. Me çarjen e mureve dhe mbi gjitha efektit psikologjik që shkaktonin këto armë të panjohura deri atëherë- topat gjidand (për nga kalibri dhe forca shtarërruese), u arrit mposhtja e Perandorit Konstantin XI Paleologu me 8.000 kështjellarët që e mbronin! Derisa forca osmane ishte mes 75.000-100.000 rrethues.[2] Mbrojtësit e Konstantinopojës, po ashtu nuk pranuan vasalitet dhe mbrojtje nga Europa, ngaqë ishte tepër e theksuar edhe armiqësia sidomos kundër Vatikanit.
Më 29 maj 1453, Sulltan Mehmeti hyri në Konstantinopojë, ku Katedralen e Konstantinopojës e ktheu në Xhaminë e Shën Sofisë, duke deklaruar si kryeqytet të Perandorisë Osmane dhe duke e konsideruar veten si trashëgimtar ligjor të Perandorisë Romake.
Por këtu fillon më e keqja, aleanca sllavo-ruse me vendet islamike!
Sulltanët ishin të njohur për aplikimin e parimit “përçaj e sundo”! Duke e pare që Kisha Ortodokse (popullata ortodokse dhe klerikët e Kishës Ortodokse ishin tejet të armiqësuar me katolikët[3] më shumë preferonin Islamin sesa Vatikanin[4]), pranoi t’i dorëzohej Sulltanit Osman, e jo të pranonte Vatikanin, e shtyri Sulltan Mehmetin që ta lejonte Kishën Ortodokse të kishte autonomi për të përfituar besnikërinë e tyre. Sulltan Mehmet Pushtuesi e vendosi Genadius Skolarius si Partiark të Konstantinopojës, ndryshe quhej edhe Genadiusi II apo Georgios Kourtesios Scholarios, ishte Partiarku më anti-perëndimor, kundërshtuesi më i madh i Bashkimit të Kishave dhe unifikues mes ortodoksëve (veçmas grekëve) dhe islamikëve (Osmanëve). Ky patriark i përbetuar dhe mirënjohës për Autonominë e Kishës Ortodokse nën Perandorinë Osmane, do ushtroj terror mbi besimtarët katolike nën këtë perandori, madje edhe përmes besimtarëve ortodokse! Në ndarjen e Perandorisë Osmane, sipas Mileteve, të krishterët ortodokës u quajtën “rum”, në këtë periudhë u ushtrua terror i vazhdueshëm kundër katolikëve që të konvertoheshin në ortodokse! Derisa pjesa më e madhe e Ballkanit ishte i pushtuar nga Osmanët, të vetmit të Krishtere Katolike, ishin shqiptarët!
Më 1 qershor 1453, vetëm 3 ditë pas rënies së Konstantinopojës, Sulltan Mehmet Pushtuesi, ia bleu rrobat fetare Genadiusit dhe u zhvillua procesioni i Patriarkut të Konstantinopojës. Sulltan Mehmet Pushtuesi, e bëri aleancën që deri më sot do vazhdoj! Pajtoi Islamin me Krishterimin Ortodoks, duke e thelluar edhe më shumë ndarjen mes Krishterimit Katolik me atë Ortodoks (e cila ndarje që nga 1054 në vazhdimësi u thellua)!
Pengesa kryesore kundër shtrirjes Osmane edhe në Gadishullin Apenin-Italian, por edhe në Europë, mbeti Rezistenca Shqiptare! Derisa shekulli XV dhe XVI, njihen si shekujt kur më së shumti është zgjeruar Perandoria Osmane! Duke u vlerësuar shqiptarët si pengesë kryesore për zgjerim të Perandorisë Osmane, jo vetëm gjenocidi dhe lufta e kësaj perandorie, por rol tejet të madh luajti edhe Patrikana e Konstantinopojës në zhdukjen e shqiptarëve!
Kjo aleancë ortodokso-islamike, në vazhdimësi gjatë tërë periudhave historike vazhdoi të funksionojë.
[1] https://www.britannica.com/event/Fall-of-Constantinople-1453
[2] Po aty.
[3] Norwich, John Julius (1997). A Short History of Byzantium. New York: Vintage Books. faqe 373.
[4] Stone, Norman (2005). “Turkey in the Russian Mirror”. In Mark Erickson, Ljubica Erickson. Russia War, Peace And Diplomacy: Essays in Honour of John Erickson. Weidenfeld & Nicolson. faqe 94
Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.