Albspirit

Media/News/Publishing

Vdes Aldison Belulaj, pak ditë më parë vrau studenten e drejtësisë

Sot ka ndërruar jetë i riu i cili pasi vrau një studente, qëlloi edhe mbi veten. Mjekët e kishin paralajmëruar një fund të tillë, pasi përveç dëmtimeve të rëna si pasojë e plumbit, ai kishte edhe enjtje të trurit. Veprimi i tij tronditi opinionin publik, pas vrasjes së studentes së mjekësisë, Ariela Murati.

Pas krimit të rëndë, Aldisoni qëlloi edhe mbi veten, ku u plagos dhe u transportua menjëherë për në spital.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta të kësaj ngjarjeje, por mësohet se Ariela nuk dëshironte që të kishte një lidhje dashurie me 23-vjeçarin.

Ata njiheshin prej kohësh, madje kanë bërë gjimnazin në një shkollë.

Please follow and like us: