Albspirit

Media/News/Publishing

Aksident tragjik në Itali, vdes shqiptari 25 vjeçar

Një 25-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident rrugor në Itali, orët e vona të së dielës.

Viktima është Vinçenco Halili, 25 vjeç, shtetas italian, por me origjinë shqiptare, njoftojnë mediat italiane.

Ai ishte duke lëvizur i vetëm me makinë, kur rreth orës 23, në komunën Castiglione della Pescaia, automjeti u përplas dhunshëm me mbrojtëset metalike të rrugës.

Një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

Po mbrëmjen e djeshme, një 28-vjeçar shqiptar humbi jetën në Matera të Italisë  nga nje tjetër aksident.

Please follow and like us: