Albspirit

Media/News/Publishing

Gazetarët, humor me studimin e virgjërisë

Një studim i kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, doli në përfundimin se të gjitha vajzat e pamartuara deri në moshën 24-vjecare janë të virgjëra. Ky lajm është bërë objekt ironie nga disa gazetarë të njohur në Kosovë, të cilët në statuset e tyre në FB nuk kanë ngurruar të bëjnë komentet e para. Berat Buzhala është ndoshta ndër më therësit në ironine e tij. “Sipas studimit te Entit te statistikave te Kosoves, te gjitha vajzat deri ne moshen 24 vjecare qenkan te virgjera. E gjithe keto motele kush po i popullon? Burrat me gra te veta po shkojne a?
Hajt se na kalon edhe ky far tripi per me rrejte ne anketa dhe sondazhe”, shkruan gazetari Berat Buzhala, duke e shoqëruar komentin e tij edhe me një barcaletë, paksa pikante.

 

berat

Ndërkohë, edhe gazetarja e lajmi.net, Teuta Gashi i dedikon një status këtij lajmi, duke u treguar më e drejtpërdrejtë, tipike në fakt për natyrën e shkrimeve të saj. Teuta, prek në këtë status edhe rikthimin e virgjërisë që me sa duket vazhdon të jetë i pranishëm: “Pash Zotin a ka mendu dikush që me i pyet a je e virgjër, thojnë JO a! Po tu pas parasysh faktin me kënd martohen ato, normal që thojnë PO, edhe normal që e kepin e ç’kepin, e edhe mirë ua bëjnë”, shkruan gazetarja.

teuta gashi

Një tjetër koleg, Shkëlzen Dakaj, gazetar në portaklin Infokusi.com, komenton në statusin e Teutës me ironi. “Shume i vertete eshte ky studim. Nuk ka shqiptar qe u martu e nuk i ka dalë gruja vigjine. E per meshkuj, krejt avanturista jane, myten tuj ndrru femrat (Jo kto virgjinat po kineze)”, shkruan ai.

dakaj

Ndërkohë, më serioz tregohet shkrimtari Albatros Rexhaj, kur flet për këtë lajm. “Ky është një studim që nxit tallje dhe I pabazuar. Konsideroj që përderisa shqiptarët, meshkuj dhe femra kur flitet për ëështje të natyrës intime nuk janë të sinqertë, kam arsye të fuqishme të dyshoj në rezultatin e këtij studimi”.

 

Please follow and like us: