Populli iranian kërkon ndryshimin e regjimit dhe e kërkon tani
Ndërsa ekspertët u befasun nga protestat e fundit që shpërthyen në Iran në fund të vitit 2017, dhe në fillim të vitit 2018, trazirat zjenin në Iran për një kohë të gjatë.
Cila luante një rol të rëndësishëm në organizimin e protestave dhe thyerjen e censurës qeveritare për ta mbajtur botën të informuar rreth tyre, ishte Organizata Popullore e Mojahedinëve e Iranit (PMOI / MEK), e cila përbën lëvizjen kryesore të opozitës kundër regjimit.
Thuhet se protestat kanë shpërthyer në më shumë se 140 lokalitete. Këngë të tilla si, “Poshtë Rouhani”, dhe “Poshtë Khamenei”, si dhe “jo ata të vijës së ashpër; jo reformatorët; loja ka marrë fund ” kumbonin. Populli iranian dërgoi një mesazh të qartë për çka kërkon – ndryshimin e regjimit, dhe e kërkon atë tani.
Raportet thonë se të paktën 20 protestues u vranë nga forcat e sigurisë dhe Gardës Revolucionare. Sipas MEK-ut, të paktën 8,000 protestues të pambrojtur u arrestuan, por zyrtarët e regjimit pranuan 3,700. Rreth dhjetë protestues janë vrarë nën tortura në burg, sipas burimeve të besueshme. Një numër protestuesish janë në fakt të zhdukur, dhe informacioni në lidhje me gjendjen e tyre nuk është i disponueshëm.
Një gjë që treguan protesta e kohëve të fundit ishte se mitet e përdorura për të bindur politikëbërësit e huaj se opozita ishte e kufizuar në një numër mërgimtarësh jashtë vendit dhe se brenda Iranit ka vetëm dy fraksione të regjimit, ishin krejtësisht të rreme.
Udhëheqësi suprem Ali Khamenei fajësoi SHBA për thurjen e komplotit të protestave me MEK-un në një fjalim në 9 janar. “MEK ishte përgatitur për këtë muaj më parë,” tha ai duke shtuar, “Mediat e MEK-ut e kishin kërkuar.”
Ajo që është bërë e qartë është se kryengritja ishte një revoltë për lirinë, sovranitetin popullor, drejtësinë sociale dhe prosperitetin. Shoqëria iraniane shpërtheu me pakënaqësi. Regjimi mund të ketë qenë në gjendje të përmbajë protestat për momentin, por më shumë shpërthime duken në horizont.
Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi, e shprehu në këtë mënyrë: “Mullahët nuk mund të parandalojnë ringjalljen e kryengritjeve, sepse ata varen vetëm nga organet e tyre shtypëse të urryera thellë. Ata kanë humbur përbërësin më të rëndësishëm të pushtetit të tyre për të prangosur shoqërinë … Shoqëria iraniane nuk do të kthehet në kushtet që i paraprijnë kryengritjes, as diktatura fetare nuk është e aftë të rifitojë balancën e mëparshme “.
Më 24 janar, zonja Rajavi u tha grupeve të mëdha politike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës: “Të gjitha qeveritë duhet të marrin masa efektive dhe vendime detyruese për të detyruar diktaturën fetare që sundon Iranin që të lirojë të burgosurit e kryengritjes, të mbështesë lirinë e shprehjes dhe grupimit, t’i japë fund represionit dhe të heqë velin e detyrueshëm “.
Ambasadorja Nikki Haley ka sugjeruar që SHBA të kërkojë një audiencë në OKB. Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut duhet t’i kërkohet që në atë kohë të formojë një komision për të hetuar arrestimet arbitrare dhe vdekjen e të arrestuarve.
Burimi: TownHall – Ken Blackwell
Ken Blackwell ka qenë Ambasador i SHBA në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara nga 1991-1993. Ai mori Çmimin e Nderit të Madh nga administratat e Bush-it (41) dhe Klintonit