Albspirit

Media/News/Publishing

Qetë-qetë e pa të shara shpërthen konkurrenti Hala: Më kanë bërë presion, do informoj FIFA-n dhe UEFA-n

Kandidati për kreun e FSHF-së, Shpëtim Hala, ka dalë në një konferencë për shtyp, teksa shfaqet i shqetësuar rreth situatës më të fundit që po ndodh, ku pohon se do të informojë UEFA-n për gjithçka.

Jam i shqetësuar për akuzat e ndërsjellta nga të dy kandidatët, me ndërhyrjen e politikës në këto zgjedhje, pasi mund të dënohet futbolli shqiptar. Këtë shqetësim po e ndjekin UEFA dhe FIFA dhe nuk e shoh të udhës që njerëz të veshur me pushtet të bëhen pjesë e një gare. I bëj thirrje atyre që kanë interes për futbollin në Shqipëri, që të mos bëjnë presion dhe të takojnë delegatët. Një tjetër shqetësim është edhe koha mediatike, ku në krahasim me dy rivalët e tjerë kam pasur shumë pak kohë në dispozicion, si në mediat lokale dhe ato kombëtare. Këto shqetësime do t’ia bëj të ditura UEFA-s, ku po mbledh fakte”, u shpreh Hala në fjalën e tij.

Please follow and like us: