Albspirit

Media/News/Publishing

Rama: Jemi të hapur për dialog me opozitën edhe në teme të tjera përpos Reformës në Drejtësi

Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm në Kryesinë e Kuvendit, grupin parlamentar të PS-së, ku ka ndarë me ta zhvillimet më të fundit lidhur me integrimin në BE, duke theksuar se vendi ynë është vetëm një hap larg çeljes së negociatave.

Ai nuk ka lënë pa akuzuar opozitën për pengesë në këtë drejtim, por ka garantuar se ai dhe shumica janë të gatshëm dhe të hapur për dialog edhe në tema të tjera.

Dialogu zhvillohet mbi tema të interesit kombëtar, publik, të përbashkët, e nëse në temën e drejtësisë opozita ka qenë në një pozicion antihistorik kjo është një përgjegjësi e saj, por shpresoj dhe uroj që temën e reformës zgjedhore të ketë dialog, proces dhe një sens urgjence nga palët për të mos i lënë cështjet e reformës zgjedhore për momentin e fundit. Jemi të hapur dhe të gatshëm që edhe në tema të tjera që opozita të kërkojë dialog dhe mirëkuptim të mos jetë shumica jonë problemi”- tha Rama.

Please follow and like us: