Sali Bollati: SHBA dhe çështja shqiptare e Çamërisë
Këtë falenderim të veçantë ia dedikoj shërbesës ekselente të MD. Donato Pacione dhe gjithe ekipit të tij të nderuar mjekësor në NYU Department of NeuroSurgery në NYU Langone -Manhattan New York! Dhe kujdesit njerezor gjatë mbi një muaji. Jam një shqiptar amerikan; si i mbijetuar nga Genocidi i shqiptarëve të Çamërisë, isha i ftuar për të referuar në një takim ndërkombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijve, m’u dha e drejta për të jetuar bashkë me familien këtu në Amerikën e bekuar nga Zoti. E ndjej vehten shumë krenar këtu si vendin nga ku Fan Noli, Faik Konica, Rasih Dino e tjerë u mirëpritën dhe u lejuan të ngrejnë themelet e Shqipërise si shtet që nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Pavarur më 1910 nga shovinistat grekë dhe me ngritjen e shkollave teknike e bujqësore në fillim dhe ashtu siç ishte drejtuar Presidentit Wilson më 1918, intelektuali atdhetar nga Çamëria shqiptare Rasih Dino: “Vetëm ndërhyrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikes do t’i shpëtojë vëllezërit tanë të Kosovës shqiptare nga masakrat e vrasjet e shovinistave serbë”! Dhe kjo u realizua më1999. Si edhe Shpallja e Pavarësisë së Republikës shqiptare të Kosovës më 2008! Në moshën 80 vjeçare, nuk ma merte mendja se do të më operonin trurin me kancer me aq kujdes, aftësi dhe humanizëm. Kujdes që vazhdon ende sot, kur jam në shtëpi. Ja pra Amerika më ngjalli përsëri.
Duke falenderuar nga zemra të gjithë ekipin profesionist dhe njerëzor amerikan të Doktor Pacione mu ngjall një dëshirë e veçantë.
Ne shqiptarët, megjithëse jemi jemi nje ndër popujt më të vjetër, fatkeqësisht sipas interesave të fuqive Europiane e ne shërbim të të synimeve grabitare të fqinjëve, na kanë shpërndarë në Mal të Zi, Serbi, Maqedoni e Greqi. Unë kam lindur në Çamërinë Shqiptare e cila është e pushtuar nga Greqia që nga viti 1913. Shovinistat grekë na kanë mohuar të Drejtat Njerëzore dhe më 1944-45, mbasi vranë mbi 2000 njerëz të pafajshëm, midis tyre edhe gjyshin tim 82 vjeçar dhe motrën e vogël 2 vjeçare, na dëbuan me dhunë mbi 40.000 shqiptarë etnikë prej mijëra vjetësh nga shtëpiat e tokat tonat. Sot jemi mbi 300.000, kryesisht në Shqipërinë nanë edhe në vende të tjera si në Amerikën e bekuar (një bashkëatdhetar Ç.Çumani ka shkruajtur për ne një libër me titull kuptimplotë “Porsi gur i rrokullisur”) me kuptimin se na kanë shpërndarë nëpër note.
Fatëmirësisht ne si pjesë e Çamërisë Shqiptare jemi “ rrokullisur” e jemi të vendosur ne tokën e bekuar amerikane. Unë përpara se të vdes, e falenderoj dhe i lutem Amerikës që të ulet këmbëkryq në minishtetin e sotëm shqiptar duke na bashkuar në një SHTET SHQIPTAR ME FLAMURIN TONE KOMBETAR TE SKENDERBEUT!
New York, Janar 2018.