Televizioni më i madh gjerman: Shqipëria, Kolumbia e Europës
Televizioni më i madh në Gjermani, ARD i ka kushtuar një kronikë të veçantë dhe të gjatë protestës së mbajtur në Shqipëri ditën e shtunë.
Në edicionin kryesore të lajmeve në ARD, ‘Tagesschau’ që është edhe më i ndjekuri në Gjermani ka thënë dje se, dhjetëra mijëra shqiptarë dolën në rrugë kundër qeverisë së Shqipërisë që e ka kthyer vendin në ‘Kolumbinë e Europës’.
Kronika e plotë e ARD për protestën e opozitës në Tiranë
Dhjetëra Mijëra protestuan në Tiranë kundër qeverisë së Edi Rama – duke e akuzuar atë për korrupsion dhe lidhje me trafikun e drogës. Shqipëria shpreson që këtë vit të ketë hapjen e negociatave për pranimin në BE.
Mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në kryeqytetin shqiptar Tiranën në protestë kundër qeverisë socialiste të Edi Ramës. Demonstruesit akuzuan kryeministrin dhe ministrat e tij për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Ramës, i cili është konfirmuar në detyrë në zgjedhjet e qershorit.
Shqipëria, Kolumbia e Europës
Tubimi u organizua nga partitë e opozitës. Ata akuzojnë qeverinë e Ramës se ka bërë marrëveshje fitimprurëse me trafikantët shqiptarë të kanabisit. ‘Rama e ka bërë Shqipërinë shtëpinë e krimit të organizuar dhe drogës,’ – tha udhëheqësi i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij për pjesëmarrësit. ‘Ai duhet të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për zgjedhje të reja’.
Për disa muaj, janë duke u zhvilluar hetime për kontakte të mundshme të Saimir Tahirit me një rrjet ndërkombëtar të tregtimit të kanabisit. Shqipëria konsiderohet të jetë një nga vendet më të korruptuara dhe quhet “Kolumbia e Evropës” për shkak të kultivimit ende të përhapur të kanabisit.
Rama shpreson për hapjen e negociatave
Edi Rama i refuzon të gjitha akuzat. Pak ditë më parë, ai i kërkoi opozitës të mos përdorë protestat për të prishur hapjen e negociatave të pranimit me BE. Rama shpreson të fillojë bisedimet këtë vit.
Me insistimin e BE, në vitin 2016 vendi kaloi një reformë gjyqësore që synonte ndalimin e korrupsionit të gjerë dhe krimit të organizuar. Vendi 2.9 milionë banorë është një nga më të varfërit në Evropë.
Për dekada, Socialistët dhe Demokratët kanë luftuar me njëri-tjetrin në vendin e që është anëtar i NATO-s. Zgjedhjet parlamentare të qershorit u bënë të mundura vetëm pas ndërmjetësimit intensiv mes SHBA dhe BE.