Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Flet Mario, grimieri i Kardashian: Kur më mërzit e shaj shqip po jo nga nëna

Eventi madhështor “ODA” i organizuar disa ditë më parë në Pallatin Presidencial bëri bashkë personazhe të njohur shqiptarë. Rreth 300 të ftuar të përzgjedhur mes politikës, artit, televizionit dhe biznesit ishin aty për tu njohur nga afër dhe për të krijuar kontakte, me qëllim promovimin e traditave të të gjitha trevave shqiptare. Shqiptarët u bënë bashkë nën petkun e sharmit dhe elegancës. Të ftuarit shoqëroheshin nga zonjushat e veshura me motive tradicionale. Pjesë e këtij eventi ku nuk mungoi kamera e “Jo vetëm modë” ishte edhe grimieri i famshëm i Kim Kardiashian, Mario. Ai foli shqip gjatë eventit dhe tregoi se nëna e tij ka folur gjithnjë shqip në shtëpi. Mario tregon se nuk i ka mësuar Kim Kardashianit të shajë në gjuhën tonë, pasi kur mërzitet me të e shan në shqip. “E shaj kur mërzitem dhe nuk dua që ajo të dijë se çfarë i them”, tha grimieri. /klantv/

Please follow and like us: