Albspirit

Media/News/Publishing

Zbulohet hormoni që nxit pasionin erotik femëror

Një hormon i trurit që nxit dëshirën për seks dhe mund të ndihmojë gratë të arrijnë orgazma më të mira është zbuluar së fundmi nga shkencëtarët.

Kisspeptin, i njohur si ‘hormoni i puthjes’, është lidhur më parë me pubertetin dhe fertilitetin, por kërkimet e reja sugjerojnë se mund të përfitojnë gratë që vuajnë nga çrregullimi i dëshirës seksuale hipoaktive (HSDD).

Mjekët ndonjëherë japin testosteron për të përmirësuar dëshirat e grave në dhomën e gjumit, megjithatë testosteroni mund të shkaktojë efekte anësore “mashkullore”, duke përfshirë daljen e qimeve në fytyrë dhe trashje zëri të femrës.

Ama komplikimet e mundshme të Kisspeptinit janë të paqarta.

Autori i studimit Profesor Julie Bakker nga Universiteti Liege, Belgjikë, tha: Zbulimi se kisspeptin kontrollon tërheqjen dhe dëshirën seksuale hap mundësi të reja emocionuese për zhvillimin e trajtimeve për dëshirën e ulët seksuale”.

HSDD mendohet të ndikojë deri në 40 për qind të grave në një pikë në jetën e tyre në SHBA dhe Britani të Madhe. Pesë deri në 15 për qind vuajnë vazhdimisht.

Please follow and like us: