Gratë në Japoni u blejnë çokollata burrave për Shën Valentin
Shën-Valentini do të sjellë më shumë se një miliardë euro për shitësit e çokollatave në Japoni, ku gratë e kanë detyrim t’u ofrojnë çokollata burrave të jetës së tyre, veçanërisht kolegëve dhe drejtuesve.
Këtë vit, shuma është vlerësuar me 138,5 miliardë jen (1,15 miliardë euro), në rritje me tre për qind në raport me vitin 2016”, sipas “Kinenbi Culture Laboratory”, një organizëm studimi për festat japoneze. Një pjesë e rritjes vjen si pasojë e faktit se dita e të dashuruarve bie në javën, për herë të parë në tre vjet, që i bën pothuajse të pamundura gratë që punojnë t’i shpëtojnë “giri choco”-së ose “çokollatës së detyruar”, për t’ua ofruar kolegëve të tyre meshkuj. Dje, Maika Suzuki, 27 vjeçe, ka shkuar në katin kushtuar Shën Valentinit, në një dyqan të madh në Tokio, ku ka blerë më shumë se 30 kuti me çokollata për meshkujt e zyrës së saj. “Këto çokollata janë këtu për të shprehur mirënjohjen për burrat”, theksoi ajo duke zgjedhur mes 110 markave të çokollatave. “Kjo është gjithashtu për të riforcuar vetëbesimin e tyre”, shtoi ajo. Marketingu ka ditur të shfrytëzojë konformizmin e shoqërisë japoneze dhe ngurtësinë e roleve për secilin prej dy sekseve. Shën Valentini është shfaqur në Japoni në fund të viteve 50, kur një kompani me emrin “Mary Chocolate” e kishte shpallur 14 shkurtin “ditën e vetme kur një grua shpreh dashurinë e saj duke ofruar çokollata”.