Albspirit

Media/News/Publishing

Kotzias: Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke deri në 12 milje

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias ka dhënë një intervistë për televizionin grek ERT ku ka folur edhe për bisedimet me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati.

Ai ka thënë se në bisedimet me Shqipërinë është diskutuar edhe për marrëveshjen e zonave detare dhe se Tirana zyrtare, sipas tij, ka pranuar zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare dhe shpreson që pakti të arrihet në muajin prill.

Shqipëria pranoi zgjerimin e ujërave greke me 12 milje detare. Shpresojmë që pakti të arrihet në muajin prill të këtij viti. Shqipëria gjithashtu do korrigjojë edhe tekstet shkollore” – ka thënë Nikos Kotzias.

Please follow and like us: