Albspirit

Media/News/Publishing

Putin nderon Daçiçin me ‘Urdhrin e Miqësisë’

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e nderoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, me Urdhrin e Miqësisë, për kontributin e tij në forcimin e miqësisë dhe të bashkëpunimit me Rusinë.

Lajmi u bë i ditur përmes një deklarate për shpërblimin e shtetasve të huaj, të nënshkruar nga presidenti rus.

Urdhrin e Miqësisë, vitin e kaluar, e ka marrë ish-presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç.

Ky çmim shtetëror i Rusisë jepet që nga viti 1994 për shtetasit e huaj, për merita të veçanta në forcimin e paqes, miqësisë, bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë midis popujve.

Please follow and like us: