Albspirit

Media/News/Publishing

Rrebelohen prostitutat pas vendimit të autoriteteve vendore

Një vendim i autoriteteve vendore për rishikimin e qendrës historike ka hedhur në rrugë qindra prostituta që preken nga ndryshimet. Plani i autoriteteve është rikualifikimi i kësaj qendre duke mbyllur një pjesë të ‘vitrinave’ në lagjen me ‘drita të kuqe’. Pikërisht kundër mbylljes së këtyre vitrinave qindra prostituta dolën në rrugët e Amsterdamit për të protestuar në mbrojtje të vendit të tyre ‘të punës’. Vendimi ka përçarë shoqërinë holandez. Nëse për pjesën më të madhe të konservatorëve mbyllja është e mirëpritur, një pjesë e shoqërisë kërkojnë një studim më të mirëfilltë për pasojat e këtij vendimi, që sipas tyre do të prekte sektorin e ‘turizmit seksual’.

Please follow and like us: