Suma dhe politikanët e tjerë në Kosovë që nuk mund të udhëtojnë në SHBA
Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka përpiluar një listë të gjatë me emrat e personave të cilëve nuk u lejohet hyrja në territorin e këtij shteti pasi konsiderohen të rrezikshëm dhe ndaj tyre ka “qasje speciale”. Në këtë listë, e cila është publikuar më 26 janar të këtij viti, zënë vend edhe disa kosovarë, përfshirë drejtues të institucioneve shtetërore dhe deputetë. Aty bëjnë pjesë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, deputetët Daut Haradinaj dhe Rexhep Selimi, ish deputeti Rrustem Mustafa – Rremi, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ish kryetari i Skënderajt Sami Lushtaku, e të tjerë. Në dokumentin e publikuar, përveç emrave të politikanëve, gjenden edhe partitë politike (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK) dhe Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK), UÇK dhe biznesi “Dona-Shell” nga Peja. Klan Kosova ka shikuar listën e plotë në të cilën ka arritur t’i identifikojë kosovarët që gjenden në këtë listë.
Lista
- Fatmir Limaj
- Daut Haradinaj
- Rexhep Selimi
- Sami Lushtaku
- Rrustem Mustafa
- Azem Zyla
- Ramiz Lladrovci
- Emrush Xhemajli
- Gafurr Elshani
- Sabit Gashi
- Skënder Habibi
- Avdyl Jakupi
- Ismet Kryeziu
- Isak Musliu
- Maliq Ndrecaj
- Emrush Suma
- Sami Ukshini
- Muhamet Xhemajli
- Haradin Bala
- Besnik Kelmendi
- Elvis Kelmendi
- Liridon Kelmendi
- Naser Kelmendi
- Safet Durguti