Albspirit

Media/News/Publishing

Video/Prifti Katundi pranon që bekoi pikën e basteve në Korçë

Prifti nga Korça që u shfaq duke bërë një shërbese fetare në një pikë bastesh, ka reaguar duke thënë se ka qenë thjesht një bekim për investimin në prani të fmailjarëve biznesmenë.

At Spiro Katundin i ka konsideruar si spekulative mediat duke u shprehur i indinjiuar për ofendimet në rrjetet sociale. Ai thotë se nuk kishte shkuar në pikën e basteve si klient por për të kryer një shërbesë fetare në prani të familjarëve.

“Zoterinj te nderuar
Nisur nga lajme te gabuara qe mund tu jape kushdo do ishte mire qe para botimit te tyre te siguroheni plotesisht mbi problemin qe e quani lajm…
Une si prift do shkoj kudo qe me lejohet per te bere sherbesa dhe bekime…nuk e kuptoj cfare gabimi ka kur une bekoj investimet e njerezve biznesmene dhe ne prani te pronareve dhe familjareve te tyre…dhe pa pasur asnje klient ne lokal…ky qenka rasti i rralle qe duhet te ofendoni personin tim…
Une nuk vajta si klient apo te bekoja klientet kjo po do ishte e pa faleshme per mua…por une te pakten e njoh mire detyren time…kjo eshte nje sherbese familjare pavaresisht se dikush nga deshira e tij hedh disa sekuenca ne fb..
dhe komentohen ne menyre te pa lejueshme njerezore….megjithate duke mos ju kundervene…uroj per ju dhe redaksine tuaj te kini bekimet e Zotit ne familjet tuaja…faleminderit…At Spiro Katundi..”, nënvizon prifti.

Please follow and like us: