Albspirit

Media/News/Publishing

Wislawa Szymborska nën përkthimin e dr. Pandeli Çina

Image result for pandeli cina

Shkrimtarja e madhe nobeliste vjen përmes një përkthimi të një njohësi të hershëm të saj. Autorja shquhet për delikatesën dhe mendimin e thellë të saj…

 

I D E
Më erdhi një ide
për një vjershëz? Për vjershë?
Mirë – them – qëndro aty,do të flasim.

Duhet të më flasëh më shumë për vehten tënde.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Ah,për këtë është fjala – i them – kjo është interesante.
Prej kohësh këto çështje më rinë në zemër.

Por që një vjershë për ata? Jo,me siguri jo.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.
Ty vetëm ashtu të duket – i përgjigjem –
ti i mbivlerëson fuqitë dhe aftësitë e mija.
Madje nuk do të dija nga se duhet të fillojë.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.
Gabohe – i them – vjersha e tukthët dhe e shkurtër
është shumë më e vështirë të shkruhet se një e gjatë
Mos më lodh, mos këmbëngul, se nuk i dilet dot.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.

Le të bëhet për ty, po e provoj, derisa po ngul këmbë.
Veç që në fillim paralajmëroj çfarë rrjedhojash do të ketë.
Do ta shkruaj, do ta gris dhe do ta hedh në kosh.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.
Ke të drejtë – i them – se ka poetë të tjerë.
Disa do ta bëjnë këtë më mirë se unë.
Mund të të japë mbiemrat, adresat.
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.
Po, sigurisht, do të kem cmirë për ata.

Ne, madje, kemi cmirë edhe për vjershat e të dobtëve.
Ndërsa ky ndofta është i detyruar… ndofta duhet të ketë…
Për çka ai më pëshpëriti disa fjalë në vesh.
Pikërisht të kesh këto clësi të cilat i numurove.
Pra,më mirë të ndërrojmë temën.
Do të pish një kafe?

***
“ CONTRA AUGUSTINUM
PONTIFICEM IN TERRA NUBICA
PECCATOREM IN PURGATORIO
Ndërkaq i shenjti,Peshkopi Hippo.Flakë.
Zbardhur nga vapa me atë penën tërheqëse prej zjarri
ai shkruan me një stil të shkathët fjali të zjarrta
veç mbi gjithçka këtë të flamosurën
ama et fac qoud vis.

Ndër shekuj kjo do të jetë një klithmë lufte
e të dhunshmëve e atyre që kalojnë lehtë në një dërrasë mbi greminë
e atyre që kalojnë nga një pëshpërimë e ndjeshme
në klithmë centurionësh klithmë beteje klithmë të vrarësh.

Ai tashmë nuk e tërheq këtë mendim.Nuk e vret mendjen
për heshtjen e frikshme të sinodeve mallkimin në ajër
përpjekjen e të shkolluarve që të pakën të shpëtojnë diçka.

Atëherë ne të cilët në po atë shkollë të krimeve kryer me qëllim të mirë
mësuam përshkallëzimin – të errtën – më të errtën – asgjënë
të qartë – të qartë – ngazëllimin
le të lutemi për këtë.
( “KUNDRA AUGUSTINIT
DHESPOTIT NË TOKËN ME RE
MËKATARIT NË PURGATOR”)
***
Allegro ma non tropo
Je e bukur – i them jetës –
më bujare nuk mund të ishje,
më shumë si zhabë dhe si bilbil,
më shumë si milingonë dhe si farë.

Atij përpiqem t’i pëlqej,
t’a miklojë, t’a shoh në sy.
Unë përherë e para i gjunjëzohem
me një shprehje përuljeje të fytyrës.

I pres rrugën nga e majta,
i pres rrugën nga e djathta
dhe çohem e ngazëllyer
dhe rrëzohem nga habia.

Sa fushor është ky kalë,
sa pyjore është kjo boronicë –
kurrë nuk do t’a besoja,
nëse nuk do të kishja lindur !

Nuk gjej – i them jetës,
me çka do mund të të krahasoja.
Askush nuk bëri dot një tjetër boçë pishe
as më të mirë as më të keqe.

Unë lëvdoj bujarinë, aftësinë për ide,
gjallërinë dhe saktësinë,
dhe çfarë tjetër – dhe çfarë më tej –
magjinë, shtrigërinë.

Madje vetëm për mos lënduar,
mos zemëruar,mos shpërthyer.
Nga aq qindra mijëvjeçarë
ju mikloj buzagaz.
***
Mbrëmje e autorit
O Muzë,të mos jesh boksier kjo është si të mos jesh fare.
Ti na i kurseve atë publik që po klith.
Në këtë sallë janë dymbëdhjetë vetë,
tashmë është koha të fillojmë.
Gjysma ka ardhur, se po bie shi,
të tjerët janë kushurinj. O Muzë.

Grave gati t’u bjerë të fikët në këtë mbrëmje vjeshte,
kjo u ndodh vetëm në ndonjë ndeshje boksi.
Skena danteske ndodhin vetëm atje.
Edhe ngritja në qiell. O Muzë.

Të mos jesh boksier, të jesh poet,
me vendim dënimi për punë të rënda,
nga që nuk ke muskuj atëhere t’i tregosh botës – në rastin më fatlum –
lëndën që do të lexohet në shkollë
o Muzë. O Pegaz,
o ëngjëll kali.

Në atë radhën e parë ai plaku po sheh një ëndërr të ëmbël
që gruaja e ndjerë u çua nga varri dhe
po i pjek plakushit një kek me kumbulla.
Në atë zjarr, por jo të madh, se keku përzhitet,
le të fillojmë leximin, o Muzë!

Please follow and like us: