Ambasadori izraelit: Shqipëria vijon të mbetet një vend mik me Izraelin
Ambasadori i Izraelit, Boaz Rodkin dhe Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë, Lea Stançiç konfirmuan marrëdhëniet e mira të Izraelit dhe Sllovenisë me Shqipërinë. Nga qyteti i Kukësit teksa mbollën pemën e integrimit dhe të kujtesës, së bashku me kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti, Bashkim Shehu, ambasadori Izraelit u shpreh: “Shqipëria vijon të mbetet një vend mik me Izraelin dhe ne do të vendosim pikat mbi i për miqësinë e mirë mes vendeve tona”.
Ambasadorja e Republikës së Sllovenisë në Tiranë, Lea Staniçiç, duke folur për hapat pozitivë të Shqipërisë në proçesin e negociatave në BE si reforma në drejtësi, u shpreh se Sllovenia si shtet i ri në Bashkimi Europian do të propozojë futjen e Shqipërsië në BE.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu u shpreh se megjithëse qeveritë marrin vendime të vështira, qytetarët dhe populli shqiptar janë pro BE, SHBA-së dhe Izraelit dhe shumë shpejtë gjërat kanë për të ndryshuar.
Dy ambasadorët ishin në qytetin e Kukësit për të marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Kukës për mbjelljen e 28 pemëve në kuadër të “ditës së Pemës” dhe “Ditën e Memories së Shoahut”, Holokaustit që pësoi populli hebraik.