Divorci me shtetasin amerikan pa marrë ende statusin permanent
Rubrika “Çeshtje të Emigracionit” : Avokati Kieran Both u përgjigjet letrave të lexuesve lidhur me green card-ën me kusht dhe divorcin me shtetasin amerikan pa marrë ende statusin permanent. Çfarë ndodh në këtë rast?
Një lexues i rubrikës sonë na shkruan:
Unë me gruan time njihemi që prej pesë vjetësh. U martuam në 2015, dhe në Mars të vitit 2017 ajo u largua nga banesa. Ne fillimisht kishim marëdhënie të mira me njeri tjetrin, por tani ajo nuk do të jetojë më me mua, dhe iku në Miçigan. Unë kam green card me kusht pasi e kam marrë mbi bazën e martesës me shtetase amerikane dhe afati i mbaron në 18 Mars. Brenda kësaj kohe duhet të aplikoj për heqjen e kushtit . Jam i trembur se mos më deportojnë. Ç’duhet të bëj?
Anonim
Përgjigje:
Ka mundësi që ju që të mos e humbisni green card-ën, por ta fitoni atë në mënyrë permanente. Procedura varet shumë nga marëdheniet tuaja me gruan kur u ndatë. Ju duhet të provoni që martesa juaj u ndërtua mbi dashuri dhe respekt reciprok.
Green card-a është e kushtëzuar kur martesa është më pak se 2 vjeçe që nga dita që iu është dhënë. Bashkëshortit i jepet statusi i rezidentit të kushtëzuar ditën kur ai është pranuar në mënyrë të ligjshme në Shtetet e Bashkuara . Statusi është i kushtëzuar, sepse letërshkruesi duhet të dëshmojë se nuk u martua për të përfituar nga ligjet e emigracionit.
Në martesën normale kushti hiqet kur të dy bashkëshortët bëjnë sëbashku kërkesën për heqjen e tij.
Si rregull, ju dhe bashkëshortja juaj amerikane duhet të aplikoni sëbashku për të hequr kushtin mbi statusin e rezidentit permanent, duke plotësuar formularin I-751 (Petition to Remove Conditions on Residence) si provë për vazhdimin e martesës. Theksojmë që aplikimi duhet bërë brenda 90 ditëve para mbushjes së dy vjetorit të martesës. Data e skadimit të statusit me kusht është gjithashtu data e përvjetorit të dytë të martesës me shtetasin amerikan. Nëse nuk aplikoni në kohë për të hequr kushtin e green card-ës , kjo mund të rezultojë në heqjen e statusit tuaj dhe vënien në proces deportimi nga Amerika. Ky është një dënim i madh për mosaplikim brenda afatit. Rezidentit me kusht, i bëhet i paligjshëm vazhdimi i qëndrimit në SHBA. Madje ka rrezik që të përballohet më masën ndëshkimore për ndalim ri-hyrje në Amerikë nga 3 deri në 10 vjet pas deportimit, për shkak mosaplikimi .
Formalisht emigracioni jep mundësi për aplikim të vonuar, nëse çifti vërteton që kishin arsye të rëndësishme për vonesën, për shkak të problemeve në martesën e tyre. Nëse çifti është duke shkuar për konsultime, duhet të paraqesin evidenca për këtë. Edhe nëse nuk jetojnë më së bashku ata duhet të deklarojnë që martesa u bë mbi bazën e dashurisë.
Kërkesa e përbashkët për të hequr kushtin e green card-ës.
Nëse jeni ende i martuar në kohën kur duhet bërë kërkesa për heqjen e kushtit të green card-ës,(Form I-751) ju duhet të paraqisni së bashku aplikimin me dëshminë e marrëdhënies tuaj martesore të vazhdueshme. Shërbimi i Emigracionit dhe Shtetësisë (USCIS) mund të miratojë një kërkesë të përbashkët për “waiver” edhe nëse çifti nuk jeton më së bashku, nëse USCIS beson se marrëdhënia ishte reale që nga fillimi. Nëse i besoni bashkëshortes tuaj amerikane atëhere nuk do të keni problem në zgjatjen e statusit tuaj . Në se nuk i besoni asaj për t’ju ndihmuar gjatë procesit, atëhere kërkesa e përbashkët duhet të konvertohet në rastin e një “waver”.
Nëse rezidenti me kusht nuk i mbush dot mendjen bashkëshortes shtetase amerikane, të aplikojnë së bashku për heqjen e kushtit të green card-ës, ai mund të aplikojë për “weaver”, që t’i njihet e drejta për të aplikuar më vehte për heqjen e kushtit të green card-ës . Për t’u kualifikuar për këtë të drejtë,së pari aplikanti duhet të krijojë bindje tek Emigracioni që martesa në fillim ka qënë reale dhe e bazuar mbi ndenja reciproke, në mirëbesim dhe pa interes. Dmth nuk u bë për qëllim përfitimi statusi. Por më pas martesa erdhi duke degraduar. Përfaqsuesi i Emigracionit që do merret me këtë çështje duhet të krijojë bindje se në lidhjen martesore nuk ka patur qëllim mashtrimi që në fillim .Duhet të krijojë bindjen që prishja e martesës u bë nga shkaqe të jashtme, jashtë kontrollit të çiftit, e nuk u prish nga emigranti pas një kohe të shkurtër pas lidhjes së martesës. Evidencat që flasin se martesa u krye në kushte reale, pa mashtrim, i duhen bashkëgjitur aplikimit. Këto evidenca do të ishin asetet financiare, prova e kredisë të shtëpisë dhe të tjera që vërtetojnë bashkëjetesën e tyre. Këto janë vështirë për t’u provuar nëse çifti ka jetuar pak kohë sëbashku, por një avokat me eksperiencë do të ndihmonte mjaft.
Kërkesa për ‘waiver’ nuk është e lehtë për t’u aprovuar. Situata e rëndë dhe e jashtëzakonshme e palës që ka vuajtur duhet të ketë filluar vetëm pasi ka qënë aprovuar për statusin e rezidentit me kusht. Nëse një kërkesë e tillë ngrihet pas dy vjetësh bashkëjetese me shtetasin amerikan, kjo do të qe përtej afatit të përcaktuar nga ligji dhe për këtë shkak nuk do të qe më e pranushme nga Emigracioni. Në qoftëse gruaja juaj është në Miçigan , ju sugjeroj të bisedoni me të, ajo të bëjë një deklaratë ku të thotë se martesa juaj u bë mbi dashurinë e besimin reciprok, madje edhe planet që kishit bërë për të ardhmen e familjes. Gjithashtu të thotë që edhe divorci u bë me marrëveshjen e dy palëve pasi gjatë jetës bashkëshortore lindën probleme që ishin jashtë kontrollit tuaj. Psh, ajo mund të shkruajë:
“ Megjithëse ne ishim në dashuri me njeri tjetrin, gjatë jetës martesore zbuluam që kishim personalitete të ndryshme që e bënë jetën të vështirë. Ramë dakort që ishim natyra të papajtushme me njeri tjetrin dhe divorci do bëhej për fajin e askujt.Papajtushmëria e tipave(karaktereve) pas dy vjeteve martesë është tipike për divorcin për fajin e askujt.
Ka të ngjarë që ju të divorcoheni në Mars. Ju mund të siguroni një marreveshje të përbashkët ligjore për ndarjen, kështu që t’u jepet mundësia të aplikoni për I-751 bashkësisht me gruan nëse ende nuk jeni divorcuar. Nëse nuk jeni në gjendje të siguroni këtë marrëveshje, duhet të nxitoni të aplikoni për heqjen e kushtit,para datës së fundit në mars, para se t’u vënë në proces deportimi. Ju aplikoni para se të jeni ndarë apo divorcuar ligjërisht. Në këtë rast do t’u paraqitet një kërkesë për evidenca që vërtetojnë se deportimi nga SHBA do të krijonte vështirësi ekstreme për ju. Afati për të do të ishte 87 ditë.
Ka ende për të folur për statusin e rezidentit me kusht e problemet martesore me shtetas amerikanë të cilave do t’u adresohemi në të ardhmen, në rubrikën tonë të përjavshme. Ndërkohë ju inkurajojmë që të lidheni me avokatë të Emigracionit kur ndodheni në situata të veçanta. Informacion shtesë do të gjeni gjithnjë në webwww.uscis.gov.
Qëllimi ynë është që të ndihmojmë komunitetin shqiptar e veçanërisht emigrantët e rinj me informacion, për t’i aftësuar ata që të kërkojnë ndihmë në mënyrë të pavarur. I mirëpresim pyetjet tuaja me telefon ose na shkruani në anglisht ose në shqip në adresën elektronike kieranboth@verizon.net/ylliria press/