Albspirit

Media/News/Publishing

Dokumenti që tregon se policia arrestoi Nezar Seitin me urdhër të Prokurorëve të Krimeve të Rënda

Një ditë pasi Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj deklaroi live në një studio televizive se Nezar Seiti i arrestua për llogari të drejtësisë italiane, Partia Demokratike nxjerr shkresen zyrtare.

Është procesverbali i policisë së Vlorës që tregon se Nezar Seiti u arrestua me urdhër të prokurorëve të Krimeve të Rënda. Nezar Seiti siç shihet në këtë dokument është arrestuar më 19 Tetor pas operacionit antidrogë në Babicë.