Albspirit

Media/News/Publishing

Grushta ne bashki, perfshihet edhe kryebashkiaku

Një përplasje fizike, deri edhe me grushte ka ndodhur në ambientet e brendshme të bashkisë së Dibrës. Burime nga kjo bashki, bëjnë të ditur se shkak mësohet se është bërë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata.

Mata, prej 1 muaji ishte komanduar në këtë drejtori. Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së bashkisë së Dibrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën. Përveç personave të përfshirë në sherr, në policia është shoqëruar edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.

Please follow and like us: