Albspirit

Media/News/Publishing

“Huffington Post”: Duhet të shkoni në Porto Palermo

Gazeta prestigjoze online në Shtetet e Bashkuara, “Huffington Post” rendit Porto Palermon në Shqipëri si destinacionin e parë në Europë që ia vlen të zbulohet. Në shkrimin e saj, Emili Vaserman flet pikërisht për ato copëza të pazbuluara që natyra i ruan si sekrete, por bukuria e tyre nuk duhet lënë pa shijuar. “Kur flitet për destinacionet më të mira të Europës, më i madh nuk do të thotë më i mirë”, shkruan ajo.  Ndërsa pjesa më e madhe e vizitorëve vrapojnë drejt Londrës apo Parisit, duhet ndryshuar drejtimi.  Ajo e nis udhëtimin nga një fshat malor në Shqipëri, Porto Palermon për të vazhduar në një tjetër fshat në Zvicër, i njohur me birrën dhe djathin. Ja cilat janë 15 destinacionet që duhen zbuluar, sipas “Huffington Post”.

“I shtriqur mes kodrave të gjelbra në jug të Himarës është Porto Palermo. Ky fshat shqiptar nuk është shumë i njohur, por aty gjen kështjellën e shekullit të 18 që lartëson një gji vezullues. Vizitorët mund të eksplorojnë terrenin e mirëruajtur dhe të shijojnë tablonë piktoreske të bregdetit.”  Emili Vaserman rendit të dytin Seint Anjes në jug të Francës, ku dhe aty ndodhet një kështjellë e shekullit të nëntë. Më pas Koimbran në Portugali, mes Lisbonës dhe Portos, dikur kryeqytet ndërsa sot qytet universitar, ku syri gjen plot copa historie, kafenë, bare dhe një katedrale të lashtë.  Kotorri në Mal të Zi paraqet një tablo të bukurisë natyrore, Varshava në Poloni, apo siç njihej ndryshe Qyteti i Feniksit, ku mund të shijosh të sotmen dhe të djeshmen. Apenzeli në Zvicër, në këmbët e Alpeve. Aty gjen rrugë të mbushura me shtëpi shumëngjyrëshe, ku ndjen erën e pjekjes së bukës, atë të bajameve dhe kekut me mjalt.  Në Maqedoni duhet të ndaloni në Smolare, ku shikon ujëvarën më të lartë; në Sibiu të Rumanisë, qytet i shekullit të 12, ku çdokush zbulon histori.

Ndaloni në Sheshin e Madh, sugjeron Vaserman, për të vizituar Pallatin Brukental, i shekullit të 18 i stilit Barok, muzeu më i vjetër i koleksioneve në botë. Në Sllovaki ndaloni në Kosicë; në Kroaci në Korcula, e njohur ndryshe si “Korfuzi i Zi”; në jug të Dalmacisë në Bolgeri; në një prej fshatrave të Toskanës në Itali; në Folegandros në Greqi, ku shihen plazhe spektakolare; në Azore në Portugali; në Malaga të Spanjës dhe në fund mos lini pa vizituar Kutna Horan në Republikën Çeke, që ruan arkitekturën e mesjetës

Please follow and like us: