Joschka Fischer: Faktori Trump dhe Ministria e Jashtme në SHBA
Viti i parë i presidencës së Donald Trump solli shumë skandale por jo një riorganizim të ri të Ministrisë së Jashtme. Pyetja më e madhe për 2018-ën është nëse SHBA do të mbajë vazhdimësinë e Ministrisë së Jashtme përballë tentativave të Trump për të “shkundur” gjithçka.
Në vitin e parë të presidencës së Donald Trump, dëmet e ardhura nga punojësit e administratës të Ministrisë së Jashtme ishin ato që të gjithë i frikësoheshin.
Pavarësisht retorikës “gjëmuese” dhe pagëzimit të diktatorit të Koresë Veriore me emrin “burri i vogël i raketave”, presidenti i ri i SHBA nuk nisi asnjë luftë, as në gadishullin Korean apo në Detin e Kinës Jugore. Nuk pati asnjë konflikt mbi Tajvanin.
Në fakt, në vend të përleshjes me Kinën, Trump duket të ketë krijuar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin kinez Xi Jinping.Liderat e Kinës nuk mund të besonin kur një nga veprimet e para të Trump ishte që SHBA të tërhiqej nga Partneriteti Trans-Paqësor, i cili do të kishte përjashtuar Kinën dhe do të vendoste rregulla tregtie si ato të Perëndimit edhe në Azi. Ishte njësoj sikur Trumpi donte t’a bënte madhështore përsëri Kinën e jo Amerikën.
Për më tepër Trump nuk nisi një “luftë” tregtare, duke vendosur tarifa të larta për importet nga partnerët më të mëdhenj tregtarë si Kina, Gjermania dhe Japonia. Pavarësisht refuzimit për të riçertefikuar marrëveshjen e mbyllur me Iranin, përsëri qëndron njësoj. Dhe pasojat e vendimit të njëanshëm për të njohur Jeruzalemit si kryeqytetin e Izraelit duket të jenë parë tashmë.
Shpresa e Trump për të bashkëpunuar më ngushtë me Rusinë për shpenzimet e SHBA ishte e parealizueshme, dhe pozicioni zyrtar i SHBA në konfliktin e Ukrainës ka mbetur i pandryshuar. Kjo është e lidhur me vendimin e Putin për të interferuar në zgjedhjet e vitit 2016, që e ka bërë të pamundur për Trump që t’a riorientojë politikën e jashtme më Rusinë pa shkaktuar një lloj “stuhie” në politikën e brendshme.
Në mënyrë të ngjashme, pavarësisht se u konsideruan “të vjetërsuar” nga Trump, NATO aktualisht ka akumuluar fuqi dhe legjitimitet gjatë vitit që kaloi, kushtëzuar nga militarizimi i Rusisë dhe luftës së vazhduar në Ukrainën Lindore. Për të qenë të sigurt, europianët duhet të shohin mbrojtjen më shumë se në të kaluarën. Por kjo nuk do të kishte qenë ndryshe nën presidencën e Hillary Clinton( megjithëse mesazhi mund të ishte dërguar në mënyrë më miqësore).
Me pak fjalë, “Të rriturit me uniformë” në shtëpinë e Bardhë, Ministri i Mbrojtjes James Mattis, Këshilluesi Kombëtar McMaster dhe John Kelly kanë siguruar vazhdimësinë e Ministrisë së Mbrojtjes. Dhe e njëjta gjë duket të jetë e vërtetë për Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregtisë.
Do të thotë kjo që bota mund të pushojë e qetë? Sigurisht që jo. Ka akoma një pikëpyetje të madhe që ngrihet mbi Ministrinë e Jashtme në vetvete. Është krejtësisht e paqartë çfarë presidenti do, çfarë ai aktualisht di, dhe çfarë këshilluesit e tij po i thonë ose nuk po i thonë atij. Një Ministri e Jashtme koherente mund të mos përballojë lëkundjet e humorit dhe vendimet spontane të presidentit.
Më keq akoma, shkurtimet në administratën e SHBA ka dobësuar bazën institucionale për zbatimin e Ministrisë së Jashtme në një shkallë pothuajse kritike. Dhe Strategjia Kombëtare e Sigurisë, publikuar nga Shtëpia e Bardhë së fundmi, nuk është më aq e sigurtë. Duke nisur që nga 11 shtatori i 2001, SHBA do të shohë tani fuqi globale, që rivalizon Kinën dhe Rusinë, jo për terrorizëm nga aktorë joshtetërorë, por si rrezik për sigurinë kombëtare dhe paqen botërore.
Kështu që, duke parë përsëri në 2017 gjithkush merr atë impresionin që Ministria e Jashtme që ka qëndruar krejtësisht e paprekur, është bërë edhe më e paparishikueshme. Në këtë pikë, 2018 duket të jetë viti i rreziqeve që rriten, veçanërisht të ardhur nga tensionet në Gjirin Persik dhe Lebanon, lufta në Siri, konflikti hegjemonik mes Arabisë Saudite dhe Iranit, dhe konflikti në gadishullin Korean.
Në gadishullin Korean dhe Gjirin Persik, çështja kryesore duhet të jetë të parandalojnë armatimin bërthamor nga diktatura që rrezikon stabilitetin rajonal dhe balancën. Rreziku i një konfrontimi ushtarak edhe me Korenë e Veriut apo Iranit nuk mund të nënvlerësohet.
Në rastin e Koresë së Vëriut, një konflikt i tillë mund të sjellë përdorimin e armëve bërthamore. Asnjë nga këto situata nuk sjell optimizëm, veçanërisht tani që SHBA drejtohet nga një president të cilit pak mund t’i besohet.
Në fakt, faktori Trump mund të jete i vetmi e më i rëndësishmi burim i pasigurive në politikat e këtij viti.SHBA është ende fuqia më e madhe e botës, dhe ajo luan një rol të pamendueshëm në ruajtjen e normave globale. Nëse politikat në Amerikë janë të vështira për tu parashikuar dhe nëse sjellja e qeverisë amerikane ndryshon, rregulli ndërkombëtar do të pësonte trazira.
Ndërkohë që zgjedhjet e Nëntorit në SHBA afrohen, do të jetë e rëndësishme të konsiderohet sesi ngjarjet e brendshme politike do të formësojnë Ministrinë e Jashtme të vendit. Nëse Republikanët humbasin shumicën në një ose të dyja shtëpitë e Kongresit, dhe nëse Robert Mueller, Këshilluesi Special në Rusi prezanton gjetjet e tij në të njëjtën kohë, atëherë Trump do t’a ndjejë fuqinë e tij të gërryhet shpejt.
Pyetja kritike në 2018 atëherë është çfarë do të bëjë Trump nëse e gjen veten të rrezikuar në një shpërthim krize në Ministrinë e Jashtme. A do të jenë të aftë “të rriturit” të përballen me të? Nuk ka nevojë që të jesh studiues i ekonomisë apo i politikës, apo parashikues për të vlerësuar muajt e ardhshëm gjithë skepticizëm e shqetësim të konsiderueshëm.
Shkrim nga Joschka Fischer, Ministër i Jashtëm në Gjermani dhe një mbështethe e fuqishme në ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë në 1999. Pjesëmarrës në protestat e viteve 1960-1970 dhe një rol kyç në partinë Green në Gjermani, të cilën e drejtoi pothuajse 2 dekada.