Albspirit

Media/News/Publishing

Ndryshimi mes femrës seksi dhe asaj të bukur

Ka femra të ndryshme. Të gjata, të shkurtra, të shëndosha, të dobëta, por ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë gjithmonë një tip: atë seksi, me veshje mini dhe me një make up perfekt. Por ka dy probleme, shkruan “Huffington Post”: Femra “seksi” dëshirohet si objekt dhe rrallë si individ, dhe për më tepër bëhet fjalë për një pamje artificiale dhe iluzioniste.

Gazetarja amerikane e Elite Daily, Lauren Martin, tregon ndryshimin thelbësor mes një femre seksi dhe një femre të bukur, duke vënë theksin tek bukuria natyrale. Kur ka qenë hera e fundit që keni dëgjuar një burrë të përshkruajë një grua të bukur? Në fjalët e tij vihet re një mungesë respekti kur në vend që të admirojë një femër, e përshkruan si një objekt dhe jo si person. Meshkujt, – thotë ajo -, i shohin femrat thjesht si trup, “një gjë” që duhet fituar, ndërkohë që femra ka një personalitet për t’u vlerësuar.

“Meshkujt mendojnë se sensualiteti është poshtë lëkurës së butë, këmbëve të depiluara dhe qerpikëve false. Janë mësuar të besojnë se tërheqëse është një grua me një fizik të skalitur dhe gjoks të bëshëm. Por të jesh femër, është diçka tjetër, dhe për t’u pëlqyer burrave nuk është e detyruar t’u nënshtrohesh klisheve të zakonshme. Çfarë ka tek femrat që nuk vishen për t’i bërë përshtypje seksit tjetër, por për të qënë komode me veten? Nuk kanë bukuri? Nuk ka tërheqje as tek ky besim në vetvete? Është koha që meshkujt të kenë parasysh ndryshimin mes një femre ‘seksi’ dhe një femre ‘të bukur’. Dhe të kuptojnë që gratë kanë më shumë se një trup për të ofruar”, shkruan ajo.

Ja disa kontraste që jep Martin mes asaj që është “seksi” që lidhet me bukurinë artificiale, dhe “bukurisë” që i referohet bukurisë autentike, të pastër, ajo që përfshin shpirtin dhe trupin dhe që nuk gjykohet vetëm nga sytë.

  • Seksi është të shohësh nga larg: bukuria është për t’u përqafuar dhe shtrënguar;
  • Seksi perceptohet, e bukura vlerësohet;
  • Seksi është e kuruar, bukuria është ujë dhe sapun;
  • Seksi është sipërfaqësore, bukuria është në brendësi;
  • Seksi është mënyra si lëviz, e bukur mënyra se si flet;
  • Seksi është një bukuri e caktuar, ndërsa e bukura një karakter i fortë;
  • Seksi do të thotë të jesh e re, e bukura nuk ka moshë;
  • Seksi është konformizmi, e bukura është unike;
  • Seksi është për pak dhe ikën, bukuria është edhe në netët pa gjumë;
  • Seksi është trupi i femrës, e bukura është kurajo e saj;
  • Seksi është një mesazh, e bukura është një letër dashurie;
  • Seksi është një fasadë, bukuria është femra.

Femrat janë krijesa të mrekullueshme, me karakteristika të parezistueshme. Është koha që femrat të tregojnë personalitetin e tyre, duke mos besuar tek iluzioni i të qënit “seksi”, koncept i krijuar nga meshkujt.

Please follow and like us: