SHBA publikoi “listën e zezë” të politikanëve shqiptarë, reagon ambasada Amerikane
“SDN lista përditësohet shpesh. Nuk ka orar të paracaktuar për këtë por emrat shtohen apo hiqen sipas nevojës. Ne nuk do të komentojmë lidhur me rastet e veçanta të individëve që janë në listë. Ruajtja e integritetit të sanksioneve të SHBA-ve është prioritet i lartë i Shteteve të Bashkuara dhe është parimi shtytës i procesit rigoroz të shqyrtimit nga ana e Thesarit”. Më 26 janar të këtij viti, Zyra Amerikane e Thesarit për Kontrollimin e Aseteve të Jashtme ka vazhduar ndalimin e personave që nuk mund të udhëtojnë në SHBA. Në këtë listë janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të shtetit si zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj dhe dy deputetët e kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj (vëllai i kryeministrit të vendit) dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi. Pavarësisht se Limaj kishte qenë në këtë listë ai më parë kishte vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këshilltari i Limajt, Endrit Shala para dy viteve ishte prononcuar për këtë çështje ku ai kishte thënë se Limaj gjendet në këtë listë vetëm për shkak të gjykimit të tij nga Haga. “Emri i Limajt në këtë listë ka të bëj vetëm me gjykimin e tij në Tribunalin e Hagës. Këtë mund ta vërtetoni në listën zyrtare”, kishte deklaruar Shala. Po ashtu në këtë listë që nuk mund të udhëtojnë drejtë ShBA-ve është edhe kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci dhe ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Në listë gjendet edhe ish-ushtari i ISIS-it, Lavdrim Muhaxhiri i cili është vrarë gjatë vitit të kaluar në luftërat në Siri. Në Listën e Zezë të SHBA-ve gjendet po ashtu edhe ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.