Sonila Meço: Kush është kazan tani? Kush?
E thonë mandej se kujtesa e varfër të bën të lumtur: Një vit më parë shkarkohej Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, pasi denoncoi kultivimin dhe trafikun e kanabisit në vend, pasi kërkoi angazhimin e ushtrisë në këtë betejë, pasi njoftoi se shërbimet partnere i kishin kërkuar kryeministrit të vendit largimin e Ministrit të Brendshëm të asaj kohe, pasi kujtoi se ku flinin ministrat butë e ëmbël teksa nuk arrestohej Eskobari i Ballkanit.
Një vit më pas, të gjitha akuzat e tij dolën të vërteta, ndërsa Ministrja aktuale e Drejtësisë vijon e qetë punën pasi ka shkelur ligjin për ekstradimin e një të akuzuari për vepër penale në Shqipëri. Pasi Ministri aktual i Brendshëm deklaron se kurrë nuk do ta firmoste atë ekstradim. Pasi dokumentet zyrtare e vërtetojnë këtë gjë.
Kujtesë duhet, kujtesë…as afatgjatë jo. Një rifreskim vetëm nga një vit më parë.
Kush është kazan tani? Kush?