Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Moment i ri amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump iu përpoq të shfaqte sa më shumë optimiziëm në fjalimin e tij të parë për kombin, duke i bërë thirrje demokratëve dhe republikanëve që të shohin përtej ndarjeve të thella kombëtare në mënyrë që të punojnë për popullin amerikan.

Me njërën dorë zgjatur dhe tjetrën grusht, megjithëse u përpoq të ndërtonte ura, Trump sidoqoftë nuk i shmangu dot paralajmërimet për emigrantët dhe hijet populiste që kanë kontribuar në nxitjen e ndarjeve në SHBA. Trump foli për sukseset e tij të mëdha ekonomike gjatë vitit të parë në detyrë, përfshirë bursën pozitive, papunësinë e ulët dhe reduktimin e taksave.

“Ky është momenti ynë i ri amerikan. Nuk ka pasur kurrë kohë më të mirë se kjo për të nisur të jetojmë ëndrrës amerikane”, tha Trump.

Fjalimi i tij i mbushur me histori triumfi dhe tragjedie nuk fshehu prioritetet e presidentit për çështje si emigracioni, për të cilin Trump shprehu qëndrimin e tij të ashpër duke folur më shumë për bandat kriminale se sa për emigrantët e suksesshëm. Sugjerimi se edhe amerikanët janë ëndërrimtarë ishte pjesë e kësaj. Presidenti u mor kryesisht me çështjet e brendshme, por pjesën e fundit të fjalimit ia rezervoi atyre jashtë kufijve.

Ai foli për sukseset kundër shtetit islamik, sulmoi sërish paktin bërthamor me Iranin dhe paralajmëroi për rrezikun që paraqet Koreja e Veriut. Numrat e Trump kanë qenë të ulët në sondazhe, më të ulët seç mund të pritet për një president që drejton një ekonomi në lulëzim.

Në fjalim Trump u përpoq ta ndryshonte këtë, por pavarësisht propozimeve bipartizane, detajet ishin të pakta. Qartë u pa se fjalimi i presidentit ishte delikat, gjuha e qetë, por tehu ende shumë i mprehtë.

Please follow and like us: