Albspirit

Media/News/Publishing

Berisha: Nuk angazhohem në luftën e brendshme në PD

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së mërkurës në ABC News se ai nuk përfshihet në luftën e brendshme në partinë që ka drejtuar për më shumë se 20 vite. Berisha ishte i ftuar në emisionin “Byro Politike” të gazetares Juli Xhokaxhi dhe përballë ish-kryeministrit ishin edhe analistët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli.

Absolutisht nuk mbroj njeri, unë e kam faktuar këtë. Por unë në luftë të brendshme në PD nuk angazhohem, sepse unë në datën 26 korrik e kam mbyllur qëndrimin tim politik ndaj atyre që i kam drejtuar për shumë vite. Në atë fazë ata mbeten ish-bashkëpunëtorë të mi dhe miq të mi. Vazhdoj ky që jam”, tha Berisha.

Ka një rrokullisje të keqe të vendit. Jo se unë duhet të shikoj me syze të zeza, por e vërteta është kjo. Për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve, po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz, përkundrazi janë larguar dy ose tre shumë të mëdhenj”, tha ai./tvklan.al

 

Please follow and like us: