Albspirit

Media/News/Publishing

Eni Vasili sposton emisionin të enjten dhe sulmon kolegët: ‘Gjobaxhinj, qokatarë shantazhues që marrin bonuse nga partitë’

E entja e Enit do të jetë ndryshe nga ajo e Bejdo Malos, Fevziut, Ballës, Rakipit

 

Drejtuesja emisionit Studio e Hapur, Eni Vasili, i është përgjigjur pozitivisht një vendimi të drejtuesve të Nevs 24 për ta kaluar emisionin të enjten ditë kut në këtë ekran transmetihej programi i Ylli Rakipit që tashmë ka kaluar në Top Channel. Me këtë rast ajo ka bërë një skaner të konkurencës politike të emisioneve të së enjtes, duke i fshikulluar në mënyrë të pamëshirshme rivalët dhe kolegët e saj. Duke thënë se e entja e Enit do të jetë ndryshe nga ajo e Bejdo Malos, Fevziut, Ballës e Rakipit,  ka shkruar në Panorama.  “E enjtja ime është mundi dhe sakrifica e një gruaje në gazetari, në përpjekje për të garuar me dinjitet dhe integritet, në një treg të deformuar interesash burro-politiko-personalo-bizneso gazetaraske, ku më i “pëlqyeri” është ai gazetar gjobaxhi që di të bëjë shantazhin e rradhës me pushtetin, për të arritur më pas marrëveshjen e pritur, ai që ka jo vetëm orën më të shtrenjtë dhe makinën tip i fundit, por kalon me krenari e karshillëk edhe fundjavat e pushimet, me politikanë e bankierë, për t’i intervistuar më pas rehatshëm e mërzitshëm të enjteve tona”, ka shkruar ajo duke siguruar emisioni i saj do te jete “pa qoka pushtetesh dhe as bonuse partish”.

Please follow and like us: