Albspirit

Media/News/Publishing

‘Hiqja Lenes, futja Prenes’, Rama filmon Bashën dhe poston videon në Facebook

Për Edi Ramën, protesta e opozitës në parlament është një tjetër shans që të bëjë gallatë. Nga foltorja e tij ai ka nisur të filmojë Lulzim Bashën dhe deputetët e opozitës që përplasnin duart në tavolina me thirrjet: Kriminel! Hajdut!

“Vizion Program Skuadër Lidership për Shqipërinë” shkruan Rama me tallje në Facebook.

Kryeministri nuk i mori me humor disa protesta të tjera të opozitës në parlament, kur ai u qëllua me vezë dhe flakadanë, por para se të hynin në seancë, garda bëri një kontroll të imtësishëm të deputetëve për të shmangur ndonjë incident të ngjashëm.