Albspirit

Media/News/Publishing

Kuvend, Ruçi fut Gardën mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës

Vazhdojnë tensionet në sallën e Kuvendit. Ndërkohë që deputetët opozitë kanë bllokuar foltoren e kuvendit, Gramoz Ruçi është duke ia dhënë deputetëve fjalën nga vendet e tyre në sallë.

Ndërsa deputetët e opozitës refuzojnë të marrin fjalën në këto kushte, deputetët e mazhorancës, kanë pranuar të marrin fjalën në këto kushte anorlamale.

Me urdhër të kreut të Kuvendit Gramoz Ruci, në rreshtin midis dy anëve të sallës, janë vendosur efektivët e Gardës, për të mos lejuar ndonjë konfrontim të mundshëm mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës sa herë flasin deputetë e mazhorancës, godasin tavolinat dhe thërrasin “hajdut- kriminel”.

Please follow and like us: