Albspirit

Media/News/Publishing

Pakti detar me Greqinë, Pashaj: Nuk ka marrëveshje, por vetëm diplomaci

Kolonel Myslim Pashaj ka reaguar në lidhje me paktin detare, i cili po diskutohet ditët e fundit pas marrëveshjes me autoritetet greke. Në një status në FB, Pashaj thotë se “nuk ja marrëveshje, askund, por ka ka vetëm Diplomaci dhe instrumente të saj”.

Duke komentar intervistën e ministrit grek Nikos Kotzias, se “Pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t’i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale” Pashaj thotë se “është e papranueshme ta sjellësh për shqiptarë dhe grekë këtë deklaratë diplomatike për një çështje kaq të ndijshme”. 

Koloneli Pashaj ishte i pari i cili ngriti çështjen e marrëveshjes për detin në vitin 2009 më Greqinë, duke e cilësuar këtë marrëveshje si të paligjshme. Gjatë vitit të fundit hulumtoi Marrëveshjen për Delimitimin e Kufijëve detarë midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë. Në hartografimin e vijës ndarëse detare midis të dy shteteve ai hasi moszbatim të Konventës së Detit – 82, si dhe mosndërthurje njohëse juridike, gjeohartografike, të cilat sollën një situatë me një ndjeshmëri të lartë deri në rrëzim të saj nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Please follow and like us: