Të rejat e Horoskopit, 2 shkurt 2018
Dashi
Momente të mrekullueshme për të dashuruarit, ju jeni më të qetë dhe të dashur dhe partneri/ja e percepton mirë këtë. Erosi është i lartë dhe është në harmoni të plotë me bashkëpunimin me njeriun tuaj të zemrës! Edhe beqarët do të bëjnë takime të reja që do t’i rrahë zemra fort. Sot kurioziteti juaj do t’ju frymëzojë për të gjetur mundësi të reja dhe mundësi punësimi.
Demi
Në nivelin afektiv klima nuk do të jetë plotësisht e relaksuar: nëse jeni në çift ju mund të kapeni në xhelozi të pajustifikuara dhe pasiguri të ekzagjeruara që gjithashtu do të prishin gjendjen shpirtërore të partnerit/es. Beqarët do të kenë shpresa të mëdha që nuk do të pasqyrohen në realitet. Jeni të shqetësuar dhe të pakënaqur në punë, letrat me vlerë janë të lëkundura: shtyni vendimet e rëndësishme për momente më të mira.
Binjakët
Përpiquni ta hapni zemrën tuaj tek partneri/ja. Një thellësi më e madhe në marrëdhëniet tuaja do t’ju bëjë të ndiheni më pak të cënueshëm, por në të njëjtën kohë edhe më të gjallë. Yjet kanë një ortek lajmesh dhe mundësi të reja për ata që janë vetëm. Në punë do të qëndroni për aftësitë tuaja të shkëlqyera dhe dinakërinë tuaj në menaxhimin e negociatave ekonomike.
Gaforrja
Hëna në shenjën tuaj të bën të rrezikosh vendime drastike në dashuri. Disa gaforre do t’i japin ultimatum disa situatave të paqëndrueshme. Nëse jeni vetëm, do të jeni i/e etur për të bërë njohje të reja pa shumë mospërputhje dhe shpresa fantastike. Në punë, bëhuni gati për të mirëpritur ndryshimet, lini dyshimet dhe shqetësimet dhe organizoheni.
Luani
Periudha për dashurinë nuk është ndër më të mirat, por qasjet që do të përjetoni këto ditë do t’ju ndihmojnë të njihni më mirë njëri-tjetrin nëse jeni në çift. Kujdes nga xhelozia. Beqarët do të jetojnë aventura magjike dhe elektrizuese. Situata e punës në të cilën jetoni ju nxit që të përmirësoni dhe të gjeni një drejtim më fitimprurës për jetën tuaj.
Virgjëresha
Në dashuri, tranzitet armiqësore do t’ju lejojnë të sqaroni idetë tuaja për të ardhmen e një marrëdhënieje. Në tërësi, marrëveshja me partnerin/en do të jetë e mirë. Nëse jeni vetëm, do të keni kontakte të reja me njerëz magnetikë të cilët do të bëjnë të ktheni kokën! Në punë ju jeni mbingarkuar dhe ritmet janë të furishme. Promovimet dhe pranimet mund të shihen në horizont.
Peshorja
Megjithë uljet dhe ngritjet, dashuria ju ngushëllon! Me partnerin/en, marrëveshja është e përkryer, ashtu siç është edhe dëshira për të planifikuar së bashku një të ardhme. Beqarët, në vend të kësaj, do të projektohen drejt njohjeve të reja që do ju bëjnë të ndjeheni mirë. Mundësi spektakolare janë parashikuar këtë ditë: bisedime, propozime dhe perspektivat e reja në punë!
Akrepi
Me partnerin/en keqkuptimet janë rendi i ditës: Dielli, Venusi dhe Mërkuri vijnë së bashku në një partneritet që do të arrijnë kulmin në mbrëmje. Edhe në qiellin e beqarëve sot do të kalojnë disa re që do të shkaktojnë një gjendje të keqe. Jini më fleksibël në punë dhe përpiquni të shmangni përplasjet me kolegët tuaj.
Shigjetari
Dita duket e gjallë dhe dinamike. Me Marsin në shenjë, ju po rifitoni entuziazmin e zakonshëm dhe një dëshirë të madhe për të bërë plane për të ardhmen. Nëse jeni vetëm ju mund të përdorni aftësitë tuaja për të bërë përshtypje te dikush që ju pëlqen! Në punë, keni në mend projekte të reja dhe jeni gati të angazhoheni deri në fund për t’i arritur ato.
Bricjapi
Në dashuri, ju jeni të gatshëm të konfirmoni një ndjenjë dhe të shtyni partnerin/en tuaj për të bërë plane për të ardhmen së bashku. Erosi është pak i nënvlerësuar. Marsi bën që ata që janë vetëm të jenë më të butë dhe më të ëmbël sot me njerëzit që do takojnë. Skenari profesional duket tërheqës. Ata që kërkojnë një punë të re ose presin për konfirmim nuk do të zhgënjehen.
Ujori
Yjet ju rekomandojmë të ndiqni emocionet tuaja dhe të lini mënjanë racionalitetin që ndikon aq shumë në çështjet emocionale. Ju mund të kaloni momente të lumtura me partnerin/en tuaj. Perspektiva të shkëlqyera në takime edhe për beqarët, me Hënën në formë të mirë gjithçka do të jetë më e lehtë. Mundësi të mrekullueshme për intervista dhe oferta pune, që do të vlerësohen me arsyetim.
Peshqit
Në dashuri, vazhdoni të gëzoni kënaqësinë e të qenit në një çift dhe të përjetoni ndjenjat në një mënyrë konkrete. Beqarët do të jetë në kërkim të emocioneve intensive, edhe në qoftë se rreziku që mund të marrin përsipër do jetë disi i madh. Sot ju mund të sillni në realizim disa nga qëllimet tuaja për sa kohë që veproni dhe punoni me maturi.