Albspirit

Media/News/Publishing

Kryebashkiaku ngre mur 1 metër të lartë për të ruajtur qytetin nga hajdutët

Një kryebashkiak francez është bërë gazi i botës pasi ka ndërtuar një mur “anti-hajdut” që është vetëm 1 metër i lartë. Steve Briois, kryebashkiaku i Hénin-Beaumont, në veri të Francës, vendosi të ndërmarrë këtë “masë drastike” pas disa grabitjeve të dhunshme që kanë ndodhur kohët e fundit në qytezën e tij.

 Për të mbajtur larg vizitorët e padëshiruar, ai mendoi se gjëja më e mirë për të bërë ishte ndërtimi i një muri të trashë dhe të ulët në fillim të rrugës. Edhe pse është një vendim qesharak, banorët e zonës nuk po qeshin aspak pasi atyre i duhet t’i bien gjatë tashmë për të shkuar në shtëpitë e tyre.

Një banore e zonës tha për ‘Le Figaro’: “Nuk mendoj se ai mur është zgjidhja. Bashkëshortit tim i duhet të bëjë 6 km shtesë për të ardhur në shtëpi, pasi i bie rrotull duke qenë se muri bllokon rrugën.”

Please follow and like us: