Burgoset 9 muaj për një sharje në Facebook
Një burrë është dënuar me 9 muaj burg, pasi i ka lënë një koment sarkastik ish të dashurës së tij në foton e profilit në Facebook. Në tetor të vitit 2012, burri të cilit nuk i bëhet i ditur emri, u ndalua të kontaktonte në të gjitha mënyrat me ish-partneren nga një gjykatë në Majorka. Por, vetëm pesë ditë më vonë ky burrë komentoi foton e profilit me këto fjalë: “Po ia tregon të gjithëve, zemra!” Menjëherë, gruaja lajmëroi policinë dhe ish i dashuri doli sërish para gjyqit. Ai u dënua për shkelje të urdhërit të mbrojtjes dhe u dënua me 9 muaj burg.
Please follow and like us: