Albspirit

Media/News/Publishing

Dua Lipa thotë se s’ka të dashur

Dua Lipa ka zbuluar se momentalisht është pa të dashur. Your Tango ka publikuar sot një artikull me shtatë detaje nga jeta muzikore e personale të Dua Lipës. Raportohet se ajo është ndarë në janar nga i dashuri i saj Paul Klein, 29 vjeçari – këngëtar i grupit Lany, pas pesë muajve në lidhje, transmeton Koha.net. Në të kaluarën ishte raportuar se ajo ka pasur lidhje edhe me modelin britanik, Isaac Carew, 31, si dhe këngëtarët Calvin Harris, 34, dhe Harry Styles, 23. “Që kur jam ndarë me të dashurin, sapo jam parë me dikë tjetër është bërë storie. Madje edhe kur isha në lidhje me të dashurin tim Harry Style, dhe kam shkuar për darkë të gjithë thoshin se jam në lidhje. A mund thjesht të relaksohen?! Kjo është paksa seksiste”, është shprehur Lipa.

Please follow and like us: