Ekstremistët e “Agimit të Artë” bllokojnë shkollën ku mësohet gjuha shqipe
Një ngjarje fyese për komunitetin shqiptar në Greqi ndodhi sot në ishullin e Kretës.
Aty ku ekstremistë të “Agimit të Artë” kanë bllokuar një prej godinave ku zhvillohet mësimi i gjuhës shqipe për fëmijët e emigrantëve. Në hyrje të godinës ata vendosën flamuj grek.
Shkolla për shqiptarët u hap në Paleochora, me praninë e një zyrtari të ambasadës shqiptare në Athinë.
Sipas mediave greke situata është tensionuar pasi në rrjet nisi të qarkullonte një foto e një nxënësi me bluzën ku ishte stampuar harta e “Shqipërisë së Madhe” dhe mbishkrimi: ‘Autochthonous’.
Please follow and like us: