Gruaja i pret me gërshërë dhish bashkëshortit të saj organin gjenital … 2 herë dhe ia hedh nga dritarja
Një grua xheloze është arrestuar nga policia pasi i ka prerë organin gjenital bashkëshortit të saj… 2 herë. Sipas mediave, 32-vjeçari Fan Lung i kishte dërguar një mesazh “pikant” të dashurës 21-vjeçare Zhang Hung nga celulari i bashkëshortes, por kishte harruar ta fshinte më pas dhe mesazhin e ka parë gruaja e tij, 30-vjeçarja Feng Lung. Në tërbim e sipër, gruaja ka marrë një palë gërshërë dhish dhe i ka prerë organin gjenital burrit i cili ishte duke fjetur. Fani shkoi menjëherë në spital dhe doktorët ia ngjitën, por bashkëshortja arriti të futej edhe në dhomën e spitalit duke ia prerë për herë të dytë e kësaj radhe duke e hedhur nga dritarja. Një burim nga spitali tha: “E gjetëm pacientin në rrugë duke rrahur gruan e tij e cila ia kishte prerë për herë të dytë. Arritëm ta ndalonim pacientin dhe gruan e mjekuam pasi mori plagë nga dhuna fizike”. Doktorët dhe policia kërkuan zonën, por nuk e gjetën organin gjenital për ta ngjitur sërish. Dyshohet se atë e ka marrë një qen ose mace. E dashura e Fanit ka thënë për mediat se do martohet gjithsesi me 32-vjeçarin: “Ai i ka 5 fëmijë dhe unë nuk dua të tjerë”.