Iran, burg dhe kamzhik për të rinjtë që publikuan një video duke kërcyer
Dy te rinj iraniane te cilet kane xhiruar nje video duke kercyer nen ritmet e kenges “Happy” te Pharrell Williams jane denuar me 6 muaj burg dhe 91 fshikullime me kamzhik. Ndersa, regjisori i videos, Sassan Solemani, u denua me 1 vit burg dhe te njejtin numer fshikullimesh.Gjithsesi, keto denime u pezulluan dhe do te vihen ne fuqi vetem nese te rinjte do te arrestohen serish brenda tre viteve.
Avokati mbrojtes i te rinjve, Farshid Rofugaran, tha per Iran Wire: “Kur nje denim pezullohet, nuk kemi ekzekutim te verdiktit. Por, nese ne nje periudhe te caktuar perseritet dicka e tille, do te ekzekutohet denimi.
Grupi i te rinjve u arrestua ne maj te vitit 2014, disa dite pasi videoja u be e famshme ne Youtube. Ata u ndaluan nga policia pasi femrat po kercenin me meshkujt dhe per me teper nuk kishin mbuluar koken me shami.