Marina Sula, shqiptarja në listat e Forbes
Marina Sula është një artiste e re shqiptare e cila dhe pse ndoshta e panjohur në vendin e saj të origjinës, është bërë pjesë e listës së Forbes, me 30 të rinjtë nën 30 vjeç, me ndikim në fushën e artit dhe kulturës.
Marina Sula, është diplomuar në Universitetin e Vienës për Histori Arti dhe më pas ka studiuar në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit. Aktualisht ajo jeton dhe punon në Vienë dhe ka marrë pjesë në tetë ekspozita që nga viti 2014, nga këto 4 solo, në Shqipëri, Austri dhe Itali.
Puna e saj janë instalacionet dhe përfshin instalacione hapësinore, fotografi, skulptura dhe vizatime abstrakte dixhitale, të realizuara me majat e gishtërinjve mbi celular dhe të shndërruara në vizatime abstrakte.
Ekspozita e saj “Soft Power”, në Gabriele Senn Galerie në Vienë në fund të vitit 2016, u vlerësua për përdorimin e strategjive të reklamimit dhe afërsinë afektive me disa rituale mirëqenieje si pastrimi i trupit për të zhdukur ndryshimet midis botës së brendshme dhe të jashtme, privatësisë dhe ekspozimit.
https://www.forbes.com/30-under-30-europe/2018/art-culture/#1b293a363ce4
Marina ka mbushur tani 26 vjeçe dhe sigurisht sapo ka nisur…