Albspirit

Media/News/Publishing

Parisi i shpall “luftë” drynave të dashurisë

Pas Romës dhe Nju Jorkut, edhe Parisi i ka shpallur “luftë” drynave të dashurisë. “Pont des Art”, ura historike mbi lumin Sena, ka vendosur të mbyllet pas shembjes së disa kangjellave si pasojë e peshës së madhe shkaktuar nga të ashtëquajturit “love lock”, mbyllja e dashurisë nëpërmjet një dryni.

Kjo është një modë mes të dashuruarve në të gjithë botën, e cila ka lindur në Romë në urën Milvio pas romanit të Federico Moccia “Tre metra mbi qiell”. Legjenda thotë se nëse një çift mbyll një dry në urë dhe e hedh çelësin në lumë, dashuria e tyre do të jetë e përjetshme.

“Drynat janë shndërruar në një problem për sigurinë publike dhe së shpejti bashkia do të marrë masa” , ka thënë këshilltari për kulturën në bashkinë e Parisit, Bruno Julliard.

Please follow and like us: