Albspirit

Media/News/Publishing

Studentja jep shfaqje seksuale nga libraria e universitetit

Një studente është kapur duke transmetuar “online” performanca seksuale “solo” nga libraria e Universitetit të Njukasëllit, në Sidnej të Australisë. Sipas ‘Newcastle Herald’, performancat e saj shfaqeshin në një faqe interneti me pagesë. Zëdhënësja e universitetit shprehu “zhgënjimin e thellë” që një studente “përdor në mënyrë të papërshtatshme ambientet e institucionit”. “Ne kemi një kod sjelljeje që parashikon qartë veprimet që priten nga studentët tanë. Vajza në fjalë është qortuar dhe ngjarja po hetohet”, tha zëdhënësja për ‘Daily Mail Australia’.