Bushati: Shqiptarët, element stabiliteti në Ballkan
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ka dhënë një intervistë të për televizionin grek “Antena”. Ndër të tjera Bushati është shprehur se “shqiptarët në Ballkan janë element stabiliteti”. Gjithashtu në komentin për çështjen e emrit të Maqedonisë, Bushati është shprehur se është një çështje që duhet të zgjidhet me kompromis.
Intervista
Në Athinë dhe Shkup po zhvillohen debate ne lidhje me emrin e Maqedonisë. Cila është pikëpamja juaj dhe ke shihni si mundësinë me te mundshme te emrit.
Ne i inkurajojmë të gjithë aktorët që të ecin përpara për zgjidhje. Të dy vendet do të përfitojnë nga zgjidhja me kompromis në këtë drejtim dhe mendoj të njëjtën gjë për të gjithë rajonin. Ne i kushtojmë një kujdes të veçantë kësaj çështjeje pasi atje ka shqiptarë që jetojnë”.
Publikime ne vendin tuaj dhe ne vende tjera shpesh i referohen rolit te shqiptareve qe jetojnë ne Kosove, Maqedoni dhe ne Greqi. I keni diskutuar këto çështje me z. Kotzias dhe cili ka qene përfundimi?
Pavarësisht se ku jetojnë shqiptarët në Ballkan, ata kanë dëshmuar në të kaluarën se janë element vitalë të stabilitetit demokratik dhe perspektivës Euro-Atlantike në rajonin tonë. I vetmi frymëzim që shqiptarët kanë është i lidhur me këtë proces, me integrimet euro-atlantike. Nuk I takon qeverisë shqiptare të flasë për shembull për marrëdhëniet mes Greqisë dhe Kosovës. Natyrisht, ne do të mirëprisnim dhe kërkojmë njohjen nga Greqia të Kosovës si shtet, sepse ne do ta shihnim këtë si një hap në drejtimin e duhur dhe si një investim për stabilitetin e rajonit tonë (fqinjëve tanë).