Albspirit

Media/News/Publishing

Çezar Ndreu: Gjenerali italian që u vra për kufijtë shqiptarë…

 

download

Kur po përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë me vendet fqinje në 1923, delegacioni ndërkombëtar me gjeneral Tellinin kishin shkuar në një fshat të banuar me shqiptarë, që sot fatkeësisht ndodhet brenda territorit grek.

Autoritetet greke të asaj kohe kishin bërë presion dhe me dhunë fshatarëve shqiptarë iu kishin imponuar që kur të vinin ndërkombëtaret asnjeri mos të fliste në gjuhën shqipe

Të nesërmen komisioni ndërkombëtar me Enriko Tellinin erdhën në fshat të shoqëruar dhe nga pala greke dhe ajo shqiptare.

Enriko Tellini vuri dikë t’u fliste shqip banorëve të fshatit.

Asnjeri prej tyre nga frika nuk foli shqip, por thonin se ne jemi grekë.

Atëhere Tellini iu tha në sheshin e fshatit: Dua të më bini fëmijët tuaj këtu!

Atëhere ardhën një grumbull fëmijësh dhe atë kohë Tellini futi dorën në xhep dhe nxorri disa karamele dhe jua hodhi në tokë fëmijëve.

Fëmijët filluan të flisnin dhe të “grindeshin” në shqip me njeri-tjetrin.

Atëhere komisioni grek mbeti i shtangur nga “dredhia” e komisionerit Italian, Gjeneral Tellini.

 

Kush ishte gjeneral Telini?

Enriko Telini ka lindur në vitin 1871, në Kastelnuovo të Garfanjànos, krahinë në lindje të Gjirit të Gjenovës. Mësimet e para i mori në shkollën e vendlindjes, kurse studimet ushtarake i kreu gjatë viteve 1884-1900 në kolegjin e Firénces, në Akademinë Ushtarake, në Torino dhe në Shkollën e Lùftës. Gjithnjë me nota “shkëlqyeshëm”, në vitin 1890 fitoi gradën nëntoger artilerìe. Në vitet 1914-1915 e dërguan atashe ushtarak në ambasadën italiane në Vjenë. Në qershor të vitit 1918 iu dha grada gjeneral brigade; iu besuan detyra në shtabe divizioni, truparmate, në Komandën e Përgjithshme të ushtrisë dhe në Ministrinë e Luftës; komandoi artileri divizionale dhe njërën pas tjetrës, brigadat “Lombardia” e “Piacenca”. Shembullor në kryerjen e detyrave të ngarkuara, e nderuan me Urdhrin “Kryqi i Kalorësit të Urdhrit Ushtarak të Savojës”, me “Medalja e Argjend me Vlerë Ushtarake” dhe me “Kryqi i Oficerit të Urdhrit Ushtarak të Savójës”. Në përshtatje me aftësitë ushtarake e politike, si dhe me vlerat dhe cilësitë e veçanta njerëzore, më 9 nëntor 1922, Konferenca e Ambasadorëve e zgjodhi kryetar të Komisionit Ndërkombëtar Kufipërcaktues ndërmjet shtetit shqiptar dhe atij grek.

Please follow and like us: